Me kaq shumë zëra në Iran, kush në të vërtetë po e udhëheq vendin?

Në sulmet fillestare që nisën luftën, SHBA dhe Izraeli vranë udhëheqësin suprem të Iranit, ajatollah Ali Khamenein dhe shumë nga udhëheqja e lartë e vendit.
Edhe pse është emëruar një pasardhës, ajatollah Mojtaba Khamenei nuk është parë publikisht dhe nuk është dëgjuar përveç deklaratave të shkruara.
Kjo ka krijuar një vakum – dhe nuk është e qartë nëse dikush e ka mbushur plotësisht atë.

Në mënyrë të ngjashme, ata që kanë mbetur janë të ndarë mes linjës së ashpër që kundërshton negociatat dhe të moderuarve që janë më të hapur për bisedime me SHBA-në, shkruan skynews.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë më herët se “nuk është i sigurt kush po e drejton Iranin tani”, pasi struktura e komandës është “në kaos të plotë”, me disa fraksione që po luftojnë për pushtet.
Instituti për Studimin e Luftës ka thënë se Garda Revolucionare e linjës së ashpër dhe komandanti i saj duket se po e kontrollojnë procesin e negociatave.

Por politikanët civilë, përfshirë kryetarin e parlamentit dhe ministrin e jashtëm, më herët kanë qenë figura qendrore.
Po ashtu, presidenti i zgjedhur, Masoud Pezeshkian, një figurë relativisht më e moderuar, duket se është lënë pothuajse tërësisht anash.
Masoud Pezeshkian – President
Ish-kirurg zemre, u zgjodh president në 2024 si një figurë relativisht më e moderuar. Ka ndikim më të kufizuar pasi presidenca nuk është aq e fuqishme sa më parë.
Gholamhossein Mohseni Ejei – Kryetar i Gjykatës Supreme (drejtësisë)
Figurë e ashpër, ish-pjesë e inteligjencës, i sanksionuar për rolin në represionin e protestave të vitit 2009. U bë udhëheqës i përkohshëm pas vdekjes së liderit suprem.
Abbas Araghchi – Ministër i Jashtëm
Diplomat me përvojë që negocioi marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Ka punuar në SHBA, Kinë dhe Rusi dhe ishte pjesë e ekipit negociator.
Mohammad-Bagher Ghalibaf – Kryetar i Parlamentit
Një nga figurat kryesore të kampit konservator. Ish-komandant i IRGC dhe kandidat presidencial disa herë.
Ahmad Vahidi – Shef i Gardës Revolucionare
Figurë e linjës së ashpër, i emëruar pas vrasjes së dy paraardhësve. Ka qenë ministër i mbrojtjes dhe i brendshëm.
Mojtaba Khamenei – Figurë kyçe pranë liderit suprem
Nuk ka mbajtur poste zyrtare publike, por shihet si pasardhës i mundshëm i babait të tij. Ka lidhje të forta me IRGC dhe është plagosur në një sulm. /Telegrafi/




















































