LAJMI I FUNDIT:

Me fletarrestimet dhe memorandumet serbe në fuqi, Ballkani ende larg stabilitetit

– Nuk ka edhe një pjesëtar të UÇK-së për të cilin nuk ka fletarrestim serb.
– Pjesëtarët e forcave çlirimtare të Kosovës, të Kroacisë e të Bosnje-Hercegovinës. edhe më tutje mbeten të atakuar nga fletarrestimet serbe nga koha e Milosheviqit
– Serbia në fokus të saj ka hiç më pak se nxjerrjen para gjyqi të të gjithë atyre burrështetasve që urdhëruan sulmin e NATO-s mbi Jugosllavi, të cilën, Serbia e konsideronte pronë të saj.

Politika aktuale serbe po tolerohet tepër nga bashkësia ndërkombëtare aq sa mund të rrezikojë stabilitetin e brishtë në Ballkan. Politika serbe nuk ka ndryshuar nga koha e vozhdit. Katarza tek populli serb nuk ka ndodhur. Të gjitha ecuritë politike në Ballkan dëshmojnë se politika aktuale serbe ndaj fqinjëve të cilëve ua shkaktoi të gjitha të zezat deri të gjenocidi as që ka filluar të ndryshojë. Këtë e dëshmojnë deklaratat dhe platformat me të cilat paraqitet diplomacia serbe në botë dhe në rajon.


Aktiviteti diplomatik serb ka në fokus vetëm shantazhet ndaj Kosovës dhe pavarësisë se saj. Jermiqi, pasi vizitoi thuaja të gjitha vendet e botës, më shumë se një e dy herë, prej së Kosova u bë e pavarur,tash ka filluar të mbajë ligjërata e të paguaj qoftë edhe qytetar rasti nëpër kafene, për të folur kundër pavarësisë së Kosovës. Këto ditë, gjatë një vizite në SHBA, ai nga Çikago përsëriti me duf se Kosova është Jerusalemi serb, drita e syve te Serbisë dhe nuk ka forcë që mund t’ia marr atë.

Në anën tjetër kryeprokuroret serb në vazhdimësi ripërtërijnë fletarrestimet për luftëtaret shqiptare, boshnjak e kroat përmes Interpolit, dhe tashmë shumë afera të krijuara janë bërë pengesë për çfarëdo përparimi të bashkëpunimit rajonal. Përmes Greqisë, Serbia po pengon njohjen e Kosovës edhe të Maqedonisë njëkohësisht. Malin e Zi e ngacmon pandërprerë veçanërisht përmes Kishës ortodokse serbe, por se fundi edhe përmes një memorandumi për njohjen e statusit shtetformues për pakicën serbe në këtë republikë.

Fletarrestimet serbe edhe nga koha e Milosheviqit

Fletarrestimet serbe të shpërndara në Interpol dhe manipulimi i vazhdueshëm me to dëshmojnë se politikanët aktual serb në planet e tyre strategjike nuk kanë asnjë dallim nga vozhdi,vetëm se tani, forca serbe për një luftë eventuale ndaj fqinjëve, është shumë e vogël dhe pa asnjë gjase për fitore.

Luftërat në ish territorin e RSFJ-se nuk i shkaktuan as kroatet, as boshnjaket e as shqiptarët, por vozhdi me falangat e tij thotë ish kryetari i Kroacisë, Stipe Mesiq, dhe shton se nuk mund të krahasohen çlirimtarët me formacionet vrastare serbe. Serbia ishte agresor në të gjitha këto luftëra dhe ashtu edhe do të duhej trajtuar.

Bashkësia ndërkombëtare po behet e verbër edhe kur e din mirë se Serbia ende është duke e luajtur rolin e ish RSFJ-se në të gjitha fushat, veçanërisht në lëmin e bashkëpunimit me Interpolin.Te gjithë e din sa fletarrestime ka shpërndarë policia serbe për shqiptarë, boshnjakë e kroatë dhe kur aktivizohen ato. Rastet e boshnjakeve Deliq, Ganiq, Jurishiq e Divjak e dëshmojnë këtë me se miri.

Sipas shënimeve ekzakte, shërbimi sekret serb ishte vendimtar me rastin e arrestimit te gjeneralit kroat Gotovina. Arrestimi i veteranit kroat Purda ne Bosnje, gati sa nuk përfundoi me ekstradimin e tij në Serbi. Megjithëse Bosnja është shtet, Serbia ndaj saj sillet pa ndërpre si padron dhe saboton çfarëdo ideje te stabilizimit të gjendjes në këtë republikë përmes Republika Serpska

Nuk ka edhe një pjesëtar të UÇK-së për të cilin nuk ka një fletarrestim serb. Këtë e din mirë bashkësia ndërkombëtare. Madje shumica e atyre fletarrestime mbajnë vulën e ish RFJ-se. Serbia në fokusin e saj ka hiç me pak se nxjerrjen para gjyqi të të gjithë atyre burrështetasve qe urdhëruan sulmin e NATO-s mbi Jugosllavi te cilën Serbia e konsideronte pronë të saj.

Nga njëri memorandum serb, tek tjetri

Në një shkrim autorial të se përditshmes malaziase Pobjeda thuhet se Serbia asnjëherë dhe akoma nuk ka hequr dorë nga memorandumet, përkatësisht Naçertanija. Ëndrra për Serbinë e madhe është gjallë në kokat e shovinistëve serbë dhe vepron pa ndalë. Këtë e dëshmon edhe Strategjia më e re e qeverisë serbe qe ka të bëjë me veprimet e obligueshme të shtetit serb ndaj diasporës dhe serbëve në rajon. Prapë memorandum, prapë grushte ndaj vendeve fqinje. Serbia godit prapë, veçanërisht atje ku është më dobët, në Mal të Zi, atje ku kisha ortodokse serbe është institucion i fuqishëm.

Kisha serbe në Mal te Zi bën çka të dojë. Ajo përzihet në fushën e gjuhës, të kulturës dhe arsimit. Serbia më të madhe po pengon Malin e Zi të bëhet anëtar i NATO-s. Edhe njëmijë të zeza të tjera po i bën Serbia vetëm për të poshtëruar Malin e Zi. Serbia dy herë i ka marrë shtetësinë Malit te Zi dhe tash po përpiqet ta bëjë të njëjtën gjë. Nga zhvillimet aktuale shihet se Serbia nuk ka hequr dorë nga memorandumet dhe vetëm pret momentin. Serbia shtihet e shenjtë, nuk përmend as çetniket, as Lotiçet e Nediçet, as bashkëpunëtoret e fashizmit, as përndjekjen e hebrenjve, as masakrimin e myslimanëve. Për politikën aktuale të Serbisë gjithçka është e njëjtë. Në instancë të fundit, Serbia mohon vetë qenien e popullit malazez; gjuhën, kulturën, origjinën.

Gjykimet ne Serbi, shou mediatik

Auditori serb edhe më tutje është peng i mosinformimit për tmerret që ka shkaktuar shteti i tyre ndaj popujve tjerë, në të gjitha trevat e ish Jugosllavisë. Këtë e dëshmojnë mbi treqind komente rreth reportazhi “Ndërpremë frymëmarrjen për t’i shpëtuar pushkatimit” të autores Svetlana Paliq, të botuar këto ditë në gazetën “Blic” të Beogradit. Autorja e tekstit, nuk dihet si ia ka dalë ta botojë atë shënim, por, mbi treqind komente rreth atij teksti dëshmojnë se qytetari serb as sot nuk e din se kush ua shkaktoi gjithë ato dhimbje popujve fqinj; shqiptarëve, boshnjakëve e kroatëve.

Megjithëse deri tash Serbia disa here ka organizuar gjykime maratonike te pjesëtareve te formacioneve te ndryshme militare e paramilitare serbe për krimet e bëra në Kosovë, asnjëherë, asgjë nuk ka përfunduar si ndarje drejtësie, por me shumë ka shërbyer si shou mediatik. Kriminelet, në të shumtën e rasteve janë liruar pas gjykimit, kinse në mungese provash. Këtë e dinë të gjithë ata që merren me këtë çështje, por edhe shumë dëshmitarë të thirrur nga Kosova për dëshmi.

Megjithëse Kosova ka shoqata të panumërta joqeveritare, ato, shumë pak, apo aspak, nuk merren së paku me regjistrimin e atyre farsave gjyqësore serbe që behën para botës sa për sy e faqe. Gjykata e Beogradit kishte ftuar nga Anglia dy vajzat shqiptare që i mbijetuan masakrës serbe në Podujevë, për të dhënë përgjigjët e tyre lidhur me rastin, dhe ato, pas mijëra kilometrash rrugë, nga Machesteri deri në Beograd, patën rastin vetëm të lexojnë njoftimin në derë të gjykatës, se gjykimi është shtyrë. Për farsat e gjykatave serbe ka reaguar shumë herë, Natasha Kandiq, e cila me seriozitet ndjek këtë çështje, por tashmë ajo është kërcënuar me padi gjyqësore për shkak se ka folur haptas për korruptimin dhe korrupsionin e këtyre gjykatave.

Shtypi serb përkujton ngjarjet e Marsit 2004 në Kosovë

Derisa shumica e medieve tona merren me vetveten, gazetat e Beogradit në mënyrën e tyre të njohur, me shënime të mëdha njoftojnë për atë që ndodhi në Kosovë, në Mars të vitit 2004. Sipas tyre, fitohet përshtypja se shqiptaret janë shkaktar të të gjitha të zezave që kanë ndodhur në Ballkan. Jepen shifra të shkatërrimeve, të vrasjeve e të përndjekjeve të serbeve pa përmendur asnjëherë kasaphanën e tyre ndaj shqiptarëve dhe popujve tjerë fqinj. Ndoshta do të vlente të citohet disidenti serb B.Bogdanoviq, i cili duke përmendur fjalën e urtë gjermane “Die Kultur der Niederlage”(kultura e disfatës), theksonte se “disfata e kulturuar vlen më shume se fitorja barbare”.

Në trend

Më shumë
LDK kërkon dorëheqjen e kryeministrit Kurti: Nuk bëhemi pjesë e marrëveshjeve që zhvillohen prapa dyerve të mbyllura e darkave

LDK kërkon dorëheqjen e kryeministrit Kurti: Nuk bëhemi pjesë e marrëveshjeve që zhvillohen prapa dyerve të mbyllura e darkave

Lajme
Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Kronika e Zezë
Vetaksident në Sllatinë, vdes drejtuesi i automjetit

Vetaksident në Sllatinë, vdes drejtuesi i automjetit

Kronika e Zezë
Osmani për kushtëzimin drejt KiE-së: Po na kërkohet krijimi i Asociacionit, por askush s’po i kërkon Serbisë të votojë pro Kosovës

Osmani për kushtëzimin drejt KiE-së: Po na kërkohet krijimi i Asociacionit, por askush s’po i kërkon Serbisë të votojë pro Kosovës

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reagojnë pasi s'iu lejua vizita në Kosovë patriarkut serb: Në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit

QUINT-i dhe BE-ja reagojnë pasi s'iu lejua vizita në Kosovë patriarkut serb: Në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit

Lajme
U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

Magazina
Kalo në kategori