LAJMI I FUNDIT:

McGregor pranon dy oferta pas anulimit të trilogjisë me Poirier

McGregor pranon dy oferta pas anulimit të trilogjisë me Poirier

Conor McGregor tashmë ka pranuar dy oferta për përballje, pasi njoftoi se ka anuluar trilogjinë me Dustin Poirier në kuadër të UFC 264.

Irlandezi 32-vjeçar pësoi nokaut në raundin e dytë në rimeçin e zhvilluar në janar në UFC 257 dhe më pas kishin arritur një marrëveshje për trilogji.


Poirier akuzoi McGregor se nuk e mbajti fjalën e dhënë për të dhuruar 500,000 dollarë për bamirësi, ‘Good Fight Foundation’, siç ai premtoi përpara luftës së tyre të dytë në Abu Dhabi.

Poirier akuzon McGregorin se ka thyer premtimet e trilogjisë
Lexo po ashtu Poirier akuzon McGregorin se ka thyer premtimet e trilogjisë

Por, McGregor nuk rezistoi t’i kundërpërgjigjes dhe i tha amerikanit se po përlyente emrin e tij.

Ndërsa është e paqartë nëse McGregor është serioz me kërcënimin e tij për betejën e trilogjisë që është anuluar, derisa ofertat tani janë rritur.

Njëra nga ofertat vije nga luftëtari tjetër i UFC, Michael Chandler, i cili është i etur të hyjë në tetëkëndësh me irlandezin.

34-vjeçari amerikan pritet të ndeshet me Charles Oliveira në UFC 262 më 15 maj për titull në peshën e lehtë.

Trilogjia e shumëpritur mes McGregor dhe Poirier anulohet - në UFC janë të befasuar
Lexo po ashtu Trilogjia e shumëpritur mes McGregor dhe Poirier anulohet - në UFC janë të befasuar

Sidoqoftë, Chandler këmbënguli se ai është i gatshëm për luftime të njëpasnjëshme dhe njoftoi për  ​​sfidën e tij ndaj McGregor në mediat sociale.

Kampioni i peshave të lehta Bellator shkroi në Twitter: “15 maj dhe 10 korrik … rezervoni!”

Kevin Lee, i cili aktualisht është i 13-ti në renditjen e peshave të lehta UFC, etiketoi si McGregorin ashtu edhe presidentin e UFC, Dana White në postimin e tij në Twitter.

Ashtu si Chandler, 28-vjeçari Lee e bëri të qartë se ai do të ishte “gati” për një luftë me McGregor në UFC 264 më 10 korrik. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori