LAJMI I FUNDIT:

McGregor njofton se do të përballet me Pacquiaon

McGregor njofton se do të përballet me Pacquiaon

Conor McGregor ka lëshuar një njoftim bombë, duke bërë të ditur se do të rikthehet nga pensionimi për t’u përballur me Manny Paccquiao.

Irlandezi kishte debutuar në boks në përballjen me Floyd Mayweather në Las Vegas në vitin 2017, derisa kishte pësuar disfatë.


The Notorios njoftoi në llogarinë e tij në Twitter se do të përballet me filipinasin në Lindjen e Mesme.

“Do të përballem me Manny Pacquiaon në Lindjen e Mesme”, ka shkruar mes të tjerash McGregor.

Presidenti i UFC, Dana Wihte ka konfirmuar një gjë të tillë se do të zhvillohet ky duel dhe se kjo gjë ishte konfirmuar që nga muaji shkurt.

Dyshja kanë një miqësi të mirë dhe duket se ky meç do të jetë më shumë për të ardhurat e tyre se sa për aspektin sportiv. /Telegrafi/