LAJMI I FUNDIT:

MC Kresha flet për videon ku shihej duke thirrur ezan në xhami: Kisha pak turp, por ishte përvojë e jashtëzakonshme

MC Kresha flet për videon ku shihej duke thirrur ezan në xhami: Kisha pak turp, por ishte përvojë e jashtëzakonshme

Reperi i njohur shqiptar, MC Kresha, i befasoi të gjithë pak ditë më parë kur thërriti ezanin në një xhami të Mitrovicës.

Ai ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, për të folur pak më shumë rreth kësaj eksperience.


“Kisha pak turp por meqë një shoku i imi kërkoi ta thërrisja për mua ishte privilegj. Sepse kjo thirrje nuk i bëhet çdokujt. E kanë bërë edhe kolegë të tjerë dhe nuk është asgjë e keqe, përkundrazi. E bukura e Ramazanit është se ne agjerojmë që të bashkëndjejmë me ata që nuk kanë. Shoku që më thirri më tha që kisha emocione dhe kjo e bëri të veçantë”, tregoi reperi mitrovicas.

Interpretuesi i hitit “Psikopatja jote” theksoi gjithashtu se është një mysliman i devotshëm dhe mjaft i përkushtuar ndaj fesë islame e posaçërisht në Ramazan.

I njëjtoi tha se e mendon më ndryshe karrierën e tij kur fëmijët e tij të rriten, në mënyrë që të jetë një shembull sa më i mirë për ta.

“Muzika hip-hop duhet të dalë unë të këndoj ‘hajde zemër dridhe’ e djali im ta dëgjojë, ndërkohë që është 20 vjeç për shembull. Ideja është që nëse bëhem me familje, nuk do mundem të jem prindi i duhur për fëmijët e mi. Dhe për mua është shumë e rëndësishme. Është gjëja më e rëndësishme në botë të jem prind i duhur për fëmijët e mi. Çdo gjë ka ciklin e vet, publiku më ka rritur se unë kam qenë i mirë”, shpjegoi reperi, emri i vërtetë i të cilit është Kreshnik Fazliu.

Reperi përndryshe po vazhdon ende të shijojë suksesin e albumit më të fundit me Lyrical Sonin, gjersa ky i fundit në një intervistë të dhënë javën e kaluar në “Barber Shok”, pranoi se label-i PINT shumë shpejt do të sjellin edhe pjesën e dytë të albumit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Kalo në kategori