LAJMI I FUNDIT:

MC Beka për Edona James: Jam i dëshpëruar me popullin që e përkrah të keqen, çka lypi ajo në Beograd – pse nuk qëndroi atje

MC Beka për Edona James: Jam i dëshpëruar me popullin që e përkrah të keqen, çka lypi ajo në Beograd – pse nuk qëndroi atje

Reperi veteran i hip-hopit shqiptar, MC Beka, u shfaq si i ftuar në episodin e fundit të “Shok Podcast” ku vendosi të shprehej në mënyrë të hapur kundër transgjinores Edona James, një konkurrente nga Suhareka e shumë përfolur në edicionin e sivjetmë të “Big Brother VIP Kosova”.

Edona, e cila është bërë një nga figurat më të ndjekura të këtij sezoni të BBVK, u përfol për një intervistë të saj në një emision serb, ku ka deklaruar se nuk ndjehet si shqiptare, një deklaratë që ka ngritur debate të shumta. Komentet e saj kanë shkaktuar reagime të ndryshme në publikun shqiptar dhe në diasporën shqiptare.


MC Beka, gjatë intervistës në podcast, shprehu indinjatën e tij ndaj atyre që, sipas tij, e përkrahin “të keqen” dhe iu referua klikimeve të shumta që ka marrë intervista kontroverse e Edonës.

Edona James (Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube)

“Unë jam i dëshpëruar, jo me Edonën, por me popullin që dëshiron të shohë keq. 630 mijë klikime për atë intervistë. Tmerr”, u shpreh ai me tone kritike.

Edona James arrin shifrën prej një miliard shikimesh në TikTok - banorja më e kërkuar e këtij edicioni në rrjetet sociale
Lexo po ashtu Edona James arrin shifrën prej një miliard shikimesh në TikTok - banorja më e kërkuar e këtij edicioni në rrjetet sociale

Reperi theksoi pikëpamjen e tij se nëse Edona ka kërkuar një jetë ndryshe diku tjetër, duhet të qëndrojë atje ku ndjehet më mirë, duke iu referuar sugjerimit të Edonës për të mos qëndruar as në Beograd e as në Prishtinë, por në vendin ku ka lindur dhe është rritur, Gjermani.

MC Beka shtrin pyetjen retorike u shpreh: “Çfarë po do ajo? Nuk po e din as çka po do”, duke treguar pasigurinë e tij lidhur me motivet dhe synimet e Edonës.

MC Beka: Kemi pasur homoseksualë edhe në kohën tonë, aq ka qenë modernizim sa njerëzit vinin nga Beogradi për të dëgjuar muzikë
Lexo po ashtu MC Beka: Kemi pasur homoseksualë edhe në kohën tonë, aq ka qenë modernizim sa njerëzit vinin nga Beogradi për të dëgjuar muzikë

Debati rreth Edona James dhe roli i saj në “Big Brother VIP Kosova” ka hapur një diskutim më të gjerë për identitetin dhe përfaqësimin në media, si dhe për ndikimin e deklaratave publike mbi imazhin e një komuniteti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori