LAJMI I FUNDIT:

Mbytet në ujin e rezervuarit një fëmijë nga Gollo Bërdo

Mbytet në ujin e rezervuarit një fëmijë nga Gollo Bërdo

Dje, në spitalin e përgjithshëm të Dibrës, pa shenja jete është sjellë një fëmijë dhejtëvjeçar nga rajoni i Gollo Bërdos, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas orës 18 në spitalin tonë u soll një fëmijë i nuk kishte senja jete. Përpjeket tona për ta rianimuar nuk ndihmuan dhe për fat të keq duhej të konstatojmë vdekjen, që ka ndodhur si pasojë e mbytjes në ujë. Në trupin e fëmijës nuk kishte shenja dhune”, tha Baki Alili, drejtor i spitalit të përgjithshëm të Dibrës.


Sipas informatave të policisë shqiptare bëhet fjalë për A.D. (10), me origjinë nga fshati Ostren i Vogël, i cili ka jetuar në Durrës, ndërsa ka ardhur mysafir tek familjarët e tij.

Ngjarja ka ndodhur në orën 17:20 kur për t’u preskuar ka hyrë në ujin e rezervuarit në centralin e vogël në fshat dhe është mbytur./Telegrafi/