LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet pjesa e parë: Dominim nga Ballkani përballë Ludogorets – kampioni i Kosovës shkon në pushim me epërsi

Mbyllet pjesa e parë: Dominim nga Ballkani përballë Ludogorets – kampioni i Kosovës shkon në pushim me epërsi

Ka përfunduar pjesa e parë e rrethit kualifikues për në Ligën e Kampionëve mes Ballkanit dhe Ludogortes.

Ndeshja që nisi në 20:45, nisi me një kujdes të shtuar – por që kishte një gol të shënuar.


Pas vetëm dhjetë minutash lojë, Ballkani rrezikoi me anë të Albion Rrahmanit, por që sulmuesi ishte në pozicion jashtë loje.

Shtatë minuta më vonë, Edvin Kuç pati shansin që të kalonte skuadrën nga Suhareka në epërsi, mirëpo goditja e tij ishte e plogësht dhe e pasaktë.

Në minutat në vazhdim, Lorenc Trashi me disa depërtime u mundua që t’i gjente në zonë bashkëlojtarët, mirëpo që ishte i pafat.

Një rast të mirë shënimi e lëshoi edhe Meriton Korenica, kur në minutën e 31-të, kaloi mirë – por gjuajtja e top shkoi lartë.

Por, Korenica nuk gaboi tani – ishte minuta e 45+1-të, kur lojtari e kaloi Ballkanin në epërsi për rezultatin 1-0 me një asistim të Trashit.

Ballkani i dominoi këtë pjesë, ndërsa do të synojë që edhe në pjesën e dytë ta bëjë po të njëjtën gjë. /Telegrafi/