Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga 11 deri më 15 gusht 2026, rruga “Qamil Hoxha” do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim.

Sipas njoftimit të Komunës, mbyllja do të bëhet për shkak të punimeve për gërryerjen dhe shtrimin e shtresës së re të asfaltit.


Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në zonën ku do të zhvillohen punimet.

Mbyllja e rrugës parashihet të zgjasë deri më 15 gusht, kur pritet të përfundojnë punimet e planifikuara. /Telegrafi/