SHFMU “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë në rinovim - a do jetë gati për 1 shtator?

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se në SHFMU “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë po vazhdojnë punimet në kuadër të renovimit të objektit shkollor.
Sipas njoftimit, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Sabri Xhigoli, ka vizituar sot këtë shkollë, ku nga afër ka parë ecurinë e punimeve.
Komuna ka bërë të ditur se punimet po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe krijimin e një ambienti më funksional për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Nga Komuna kanë theksuar se investimet në infrastrukturën shkollore janë pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kushteve në arsim dhe krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm për zhvillimin e procesit mësimor.
“Investimi në arsim është investim në të ardhmen e fëmijëve tanë!”, thuhet në njoftimin e Komunës. /Telegrafi/








































