Operatorët e transportit paralajmërojnë protestë në Fushë Kosovë më 28 gusht

Operatorët e transportit të udhëtarëve PEP Trans, Egzoni Tours dhe Eni Trans kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste paqësore në Fushë Kosovë, më 28 gusht 2026.
Sipas njoftimit të operatorëve, protesta organizohet si reagim ndaj gjendjes së rënduar në transportin publik dhe vështirësive me të cilat po përballen kompanitë për të vazhduar ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Protesta është planifikuar të mbahet nga ora 10:00 deri në 12:00, në rrugën “Tahir Zema”, përballë objektit të Komunës së Fushë Kosovës, raporton Telegrafi.
Organizatorët kërkojnë nga Komuna dhe institucionet kompetente që të angazhohen për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për problemet në transportin e udhëtarëve.
Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës dhe të kontribuojnë që ajo të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe paqësore. /Telegrafi/







































