LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja kundërajrore e Kievit shkatërron në ajër dronët kamikaz të rusëve

Mbrojtja kundërajrore e Kievit shkatërron në ajër dronët kamikaz të rusëve

Ushtria ruse ka filluar sot një sulm të gjerë ndaj qyteteve ukrainase.

Ata përdorën dronë kamikaz për të shkatërruar infrastrukturën civile, përfshirë atë në Kiev, transmeton Telegrafi.


Megjithatë këto sulme po vazhdojnë edhe në këto orë, ku mbrojtja kundërajrore e Kievit po arrin me sukses t’i shkatërrojë dronët kamikazë të rusëve.

BE i blen Ukrainës një milion copë municione për 500 milionë euro
Lexo po ashtu BE i blen Ukrainës një milion copë municione për 500 milionë euro

Nga brigadat e mbrojtjes ajrore, u tha se nga 35 dronët iranian të lansuar nga rusët, të gjithë prej tyre janë shkatërruar.

Bëhet fjalë për dronët Shahed-136 që Irani ia dha Rusisë, dhe që po i përdor mbi qytetet ukrainase.

Një video shfaq momentin kur shumica e dronëve shkatërrohen në ajër nga mbrojtja kundërajrore. /Telegrafi/