LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtësi i Shqipërisë që luan për Malmon, Binaku: Ne do ta sulmojmë që në fillim Dritën

Mbrojtësi i Shqipërisë që luan për Malmon, Binaku: Ne do ta sulmojmë që në fillim Dritën

Një muaj më parë, Egzon Binaku duhej të kishte veshur fanellën kuqezi dhe të bënte debutimin e tij me Shqipërinë.

Por një dëmtim pengoi mbrojtësin e majtë i cili ka vendosur të braktisë përfaqësuesen e Suedisë për fanellën kuqezi.


Megjithatë, ai nuk do të mungojë në ndeshjen e sotme në Mitrovicë, ku Drita do të luajë kundër klubit të tij, Malmo.

Kjo do të jetë një ndeshje e veçantë për lojtarin, pasi pjesë e familjes së tij është nga Mitrovica.

“Familja e mamasë time është nga atje, mendoj se shumë do të më ndjekin në stadium. Do të jetë shumë argëtuese. Do të vijën shumë familjarë, mendoj se do të më mbështetin mua”, tha ai për mediat suedeze.

“Jashtë futbollit e njoh Mitrovicën, por nuk di gjë sa i përket futbollit, si do të jetë në tribuna. Kanë kaluar 5 vite që kur kam qenë atje herën e fundit. Është qartësisht një shtet më i varfër, por ka klimë të mirë dhe është një vend i bukur. Padyshim që edhe atje ka qytete më pak të mira, ku ka të varfër, por kështu është kudo”.

“Nuk është se kam folur shumë me familjarët për ndeshjen me Dritën, por do të jetë shumë argëtuese të ndeshemi me ta. Ne do t’i sulmojmë që në fillim, nuk do të jetë shëtitje, mendoj se do të kalojmë raundin e parë, do të shkojmë atje dhe të fitojmë”, tha mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare. /vipsport.al/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori