Një fotografi e re e publikuar nga familja mbretërore tregon Mbretëreshën 94 vjeçare, ndërsa ajo qëndron përkrah burrit të saj princit Philip, 99 vjeçar, për të festuar ditëlindjen e tij të veçantë.

Fotografia është realizuar në Kalanë Windsor, ku monarkët janë izoluar gjatë pandemisë së coronavirusit me një numër të kufizuar të stafit.

Zgjedhjet e stilit të Mbretëreshës kishin një kuptim të fshehur pas tyre kur ajo pozonte për kamerën, duke bashkuar dy prej xhevahireve të saj të preferuara dhe më të shtrenjta me një fustan të ri veror.

Mbretëresha zgjodhi të vendosë një nga karficat e saj të preferuara të diamanteve për portretin festiv, mbase për shkak të kuptimit të fshehur pas tij. Në shpatullën e saj të majtë, mbretëresha vendoste karficën Cullinan V – një xhevahir diamanti në formë zemre me një histori interesante.

Pjesa përmban një gur 18.8 karat në qendër të tij, në një model të bukur në formë zemre. Bazuar në një diamant prej 250 karatësh që ishte në shitje për rreth 500,000 për karat në 2012, Daily Mail vlerësoi se karfica mund të ishte me vlerë 9.4 milionë funte (10.5 milionë euro).

Por, është sfondi i karficës që e bën atë të jashtëzakonshëm. Fillimisht që i përkisnin gjyshes së saj, Mbretëreshës Mari, karfica zbukurohet me një nga një numër gurësh që ishin prerë nga diamanti më i madh i gjetur ndonjëherë – i famshmi Cullinan 3.106 karatësh, i cili vlerësohej të ishte me vlerë mbi dy miliard dollarë. /Telegrafi/