LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha e vallëzimit: Lëvizjet e kësaj gjyshe në kuzhinë janë bërë hit në internet (Foto/Video)

Mbretëresha e vallëzimit: Lëvizjet e kësaj gjyshe në kuzhinë janë bërë hit në internet (Foto/Video)

Një gjyshe e cila kishte filluar të vallëzojë derisa po punonte në kuzhinë është bërë e famshme në internet, ndërsa këngëtarja e këngës me të cilën ka vallëzuar ajo ka kërkuar ta takojë.

Clara Cecilia Rossi e njohur si “Chispita”, është filmuar duke vallëzuar në shtëpinë e saj në qytetin Rio Cuarto në pjesën veriore të Argjentinës, transmeton Telegrafi.


Performanca e 74-vjeçares, duke ia hedhur valles tradicionale “Cumbia” të këngëtares argjentinase Gladys, është shikuar nga miliona njerëz nga e mbarë bota.

Madje edhe këngëtarja e këngës me të cilën po vallëzonte është impresionuar me lëvizjet e gjyshes sa që ka kërkuar të takohet me të. /Telegrafi/