LAJMI I FUNDIT:

‘Mbretëresha e stilit’ – Rita Ora u ndërrua tetë herë në skenën e MTV EMA dhe mori çmimin për stilin më të mirë

‘Mbretëresha e stilit’ – Rita Ora u ndërrua tetë herë në skenën e MTV EMA dhe mori çmimin për stilin më të mirë
(Foto: PA/AP/AFP/Getty Images)

Rita Ora i ka befasuar fansat teksa e ndryshoi veshjen në skenë jo më pak se tetë herë gjatë prezantimit të MTV Europe Music Awards me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, në PSD Bank Dome të Dusseldorf të Gjermanisë të dielën mbrëma.

Këngëtarja shqiptare e hapi ceremoninë me një fustan të shkurtër PVC ngjyrë vjollce me kapuç, të cilin e vendosi nën një xhaketë me pupla të koordinuara, ndërsa i shtoi centimetra kornizës së saj me taka me lidhëse.


Më pas e ndërroi me një bluzë të bardhë me dekolte të hapur dhe fund maksi, të dyja me rripa lëkure, përpara se ta ndërronte atë me një fustan xhaketë sportive të zezë, e cila ishte zbukuruar me një koleksion të orëve të argjendta.

(Foto: Reuters/WireImage/Getty Images/PA))

Më vonë, ekspozoi fizikun e saj për t’u pasur zili me një fustan të ngushtë lëkure me një të çarë nga kofshët, ndërsa kishte parukë ngjyrë rozë, për të vazhduar edhe me kombinime të tjera.

(Foto: FilmMagic/PA)

Më herët gjatë mbrëmjes, krijuesja e hitit “Poison” bëri bujë teksa mbërriti në tepihun e kuq me një fustan ‘të rrezikshëm’ dantelle të zi dhe të kuq me lule.

(Foto: PA/Getty Images)

Dhe padyshim që duke qenë ‘mbretëreshë e stilit’, Ritës iu nda çmimi i MTV EMA për stilin më të mirë personal. /Telegrafi/

(Foto: PA)

(Foto: Reuters)

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Femra
J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

Moda
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Katër shenja të qarta që tregojnë se duhet t'i jepni fund një lidhjeje dashurie, sipas një psikologu

Katër shenja të qarta që tregojnë se duhet t'i jepni fund një lidhjeje dashurie, sipas një psikologu

Në çift
Kalo në kategori