LAJMI I FUNDIT:

Mblidhen shefat e policive të kryeqyteteve evropiane, flasin për thellim të bashkëpunimit

Mblidhen shefat e policive të kryeqyteteve evropiane, flasin për thellim të bashkëpunimit

Prishtina është nikoqire e konferencës së 42-të e drejtorëve të policive të kryeqyteteve evropiane, në të cilin po marrin pjesë përfaqësues të 26 vendeve. Qëllimi i kësaj konferencë është thellimi i bashkëpunimit dhe partneritetit ndërkombëtar në sferën e sigurisë dhe shkëmbimin e përvojave të përparuara.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, tha se Policia e Kosovës si institucion i besueshëm po ec drejt përmbushjes së orientimit strategjik dhe rritjes së bashkëpunimin ndërkombëtar.


Jankoviq tha se vizioni i Policisë së Kosovës është jetë paqësore dhe e sigurtë për të gjithë qytetarët e vendit.

“Kosova është një partner kredibil dhe i besueshëm dhe se ne po ecim drejt përmbushjes së orientimit tonë strategjik dhe kështu e rrisim bashkëpunimin tonë ndërkombëtar. Është një mundësi e mirë për ne…. Ndërtimi i institucioneve ligjzbatuese, demokratike dhe profesionale ka qenë dhe vazhdon të jetë vizioni ynë për një jetë paqësore dhe të sigurt për të gjithë qytetarët në vend, vizioni i Policisë së Kosovës është vizion i qytetarëve të Kosovës dhe është vizion i përkushtimit në shërbim, vizion i vlerave progresive të qytetërimit dhe civilizimit si ide në vete”.

“Kuadri ligjor i Kosovës lë hapësirë të konsiderueshme për institucionet ligjzbatuese që të parandalojnë dhe të luftojnë krimin. Përgjatë viteve PK ka qenë dhe vazhdon të jetë një prej institucioneve publike me besueshmërinë më të lartë të qytetarëve të vet, besim ky që është arritur falë punës së përkushtuar të zyrtarëve tanë policorë”, deklaroi ai.

Jankoviq u shpreh se Policia e Kosovës synon anëtarësimin në INTERPOL dhe EUROPOL, prandaj u shpreh se prioritet i këtij institucioni është luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit e terrorizmit.

“Prioritetet kryesore të Policisë së Kosovës për vitet në vijim do të jenë lufta e pa kompromise e krimit të organizuar dhe korrupsionit, krimit kibernetikë, terrorizmit por edhe trafikimit vendor dhe ndërkombëtar të çfarëdo lloji sepse qëllimi ynë përfundimtar është që të bëhet pjesëtarë të forumeve ndërkombëtare të sigurisë me fokus të veçantë në INTERPOL dhe EUROPOL”, theksoi ai.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prishtinë, Fehmi Xhata, u shpreh se organizimi i kësaj konferencë ofron mundësi për të njohur përvoja të reja rreth ruajtjes së sigurisë.

Temat që do të diskutohen në këtë konferencë, sipas Xhatës, kanë të bëjnë me aspektin e sigurisë përfshirë sulmet kibernetike dhe menaxhimi i ngjarjeve sportive dhe protestave.

“Ne si Polici e Kosovës jemi të nderuar me mundësinë që na e kanë dhënë vetë konferenca që në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës të mbahet kjo konferenca e radhës, punimet veçse kanë filluar por shpresoj që temat të cilat janë zgjedhur edhe do ta zgjojnë kureshtjen e pjesëmarrësve dhe po ashtu do të na japin mundësinë në shkëmbim të informatave, marrjen e përvojave të reja pse jo edhe mësimet e mësuara nga shtetet që kanë edhe përvojë…”.

“Duke e ditur që Policia e Kosovës ende nuk është anëtare e Interpolit dhe Europolit dhe ne po mundohemi të paktën këto takime t’i shfrytëzojmë për ngjalljen e kureshtjes dhe për të shkëmbyer informata për punën e Policisë së Kosovës. Ne qëndrojmë mirë me bashkëpunim ndërkombëtar, por kjo do ta forconte shumë, po se do të na jepte mundësinë të jemi partner me shtetet tjera jo vetëm në konsumim të sigurisë por edhe prodhimin e saj në mënyrë të barabartë me shtetet tjera”, u shpreh Xhata.

Konferenca e 43 e drejtorëve të policive të kryeqyteteve evropiane do të organizohet nga Shqipëria./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori