LAJMI I FUNDIT:

Mbledhja e TVSH-së brenda vendit përparësi për bizneset

Mbledhja e TVSH-së brenda vendit përparësi për bizneset

Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u prit në një vizitë zëvendësministri i Financave Hyzer Gashi. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i sfidave e të bërit biznes dhe krijimi i lehtësirave për bizneset kosovare.

Anëtari i bordit Hysni Zogaj e falënderoi Gashin për vizitën dhe e njoftoi nga afër me sfidat në të cilat po kalojnë bizneset, duke theksuar që në Kosovë ka filluar të ndryshojë klima e të bërit biznes, mirëpo ende kemi raste kur bizneset janë ata të cilët e pësojnë më së shumti, si pasojë e ligjeve të pa përshtatshme dhe mos përkrahjes institucionale.


Ndërsa, zëvendësministri i Financave Hyzer Gashi theksoi se Qeveria e Kosovës është duke punuar vazhdimisht në të mirë të biznesit, madje një lehtësirë për bizneset do të jetë edhe mbledhja e TVSH-së brenda vendit, ku do të i krijojë hapësirë biznesit që mjetet ti kenë në qarkullim për një kohë më të gjatë 30 + 20 ditë. Në këtë rast Gashi theksoi tri çështje kryesore që do të ndikojnë tek bizneset:
Zogaj e përshëndeti këtë nismë të Ministrisë së Financave mbledhja e TVSH-së brenda vendit madje e vlerësoi si një reformë shumë të mirë për biznesin e cila do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit. Ai gjithashtu propozoi që të aplikohen edhe ndëshkimet në rast të mos respektimit të kohës së deklarimeve.

Gjithashtu gjatë këtij takimi u bisedua edhe për fushën e bujqësisë, ku 3% i fermerit po paraqet një sfidë të madhe për këtë sektor, andaj nga OAK u propozua që tatimi në bujqësi të jetë zero, për faktin se bujqit marrin subvencione nga ana e shtetit. Gjithashtu, duhet të krijohen lehtësira për këtë sektor pasi që në Kosovë, bujqësia është një sferë e rëndësishme e zhvillimit të vendit.

Në fund të këtij takimi të dy palët u pajtuan që krijimi i lehtësirave për bizneset është edhe çelësi kyç për zhvillimin e vendit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

Ekonomi
Kalo në kategori