Të premten, më 3 qershor do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy Qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.
Biblioteka Kombëtare, është vendi i cili është përgatitur për të pritur kabinetin qeveritar nga Shqipëria, i cili së bashku me Qeverinë e Kosovës, do të mbajnë mbledhje, ku pritet të nënshkruhen shtatë marrëveshje, në fusha të ndryshme mes dy qeverive përkatëse.
Në agjendën e kësaj mbledhje, të cilën e ka siguruar KosovaPress, parashihet që delegacioni shqiptar të arrijë në pikën Kufitare Vërmicë në orën 10:00, ku do të pritet nga zëvendëskryeministri, Kujtim Shala dhe Protokolli i Shtetit.
Në orën 11:00 delegacioni shqiptar do të arrijë në Bibliotekën Kombëtare. Në orën 11:05 do të bëhet radhitja e kabineteve Qeveritare dhe pritja e kryeministrave.
Në 11:10, pritja ceremoniale e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa për kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku do të bëhet edhe intonimi i Himneve Kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës. Pas intonimit të himnit kombëtar të Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministrat Mustafa dhe Rama prezantojnë kabinetet.
Në orën 11:20, është paraparë që të fillojë mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, ku do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërmjet ministrive.
Ndërsa, konferenca e përbashkët për media, e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, do të mbahet në ora 12:40.
Në orën 13:00, parashihet dreka ndërmjet kabineteve, ku pjesëmarrës janë kryeministrat, ministrat, dhe delegacioni përkrahës prej 7 anëtarëve, Ambasadorë, Sekretarë dhe këshilltarë.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, ka thënë për KosovaPress se energjetika dhe shkëmbimet tregtare, Kosovë-Shqipëri do të jenë temat kryesore që do të diskutohen në mbledhjen e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Ai po ashtu ka treguar se marrëveshja që Kosova do të ketë për portin e Durrësit është shumë më e lehtë e realizueshme. Ndërsa, sa i përket energjetikës, ai ka thënë se ka pengesa nga Serbia, e cila nuk po lejon që Kosova të ketë pavarësinë e saj në këtë fushë. Minxhozi beson që edhe kjo çështje nën trysnin e ndërkombëtarëve të tejkalohet kjo pengesë.
Ai tha se arritja e marrëveshjes energjetike do të bëjë që të dyja vendet të kenë përfitime të mëdha, si në çmimin e rrymës, ashtu edhe në furnizim.
Të rëndësishme e ka cilësuar edhe marrëveshjen për aktivizimin e portit të Durrësit nga ana e Kosovës, ku sipas tij, kjo marrëveshje do të eliminojë barrierat që hasin bizneset gjatë transportit të mallrave.
Sipas tij, shumë shpejtë pritet që në portin e Durrësit të vendoset pika doganore e Kosovës.
Ndryshe, ky është takimi i tretë që mbahet mes dy qeverive. Takimi i parë ishte mbajtur në Prizren në vitin 2014 , i dyti në Tiranë në vitin 2015.
Në këtë mbledhje është paraparë nënshkrimi i shtatë marrëveshjeve në mes dy qeverive, në sektorë të ndryshëm.
Ky është rendi i ditës i kësaj mbledhje të përbashkët.
RENDI I DITËS
1. Hapja e mbledhjes: fjala e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa Republikës pasuar nga fjala e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (secila fjalë do të jetë rreth 8 min).
2. Kryeministri i RKS, Isa Mustafa i jep fjalën Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, pasuar nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petri Selimi (1-2 minuta).
3. Kryeministri i RSH, Edi Rama i jep fjalën Ministres së Ministres së Tregtisë dhe Industrisë së RKS, Hykmete Bajrami, dhe, më pas Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës të RSH, Edmond Haxhinasto, për të prezantuar marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për njohjen e ndërsjellë të certifikatës së testim/kalibrim të tahografit të mjeteve rrugore” (1-2 min secili).
4. Kryeministri i RKS, Isa Mustafa i jep fjalën Ministrit të Financave të R. SH. Arben Ahmetaj, pasuar nga Ministri i Financave i RKS, Avdullah Hoti, për të prezantuar Marrëveshjen për bashkëpunim në mes autoriteteve tatimore dhe doganore të Republikës së Kosovës dhe republikës së Shqipërisë në fushën e hetimeve administrative, hetimeve tatimore dhe doganore” (1-2 min secili).
5. Kryeministri i RSH, Edi Rama i jep fjalën Ministrit të Financave të RKS, Avdullah Hoti, pasuar nga Ministri i Financave i RSH, Arben Ahmetaj, për të prezantuar Marrëveshje për krijimin e Qendrës së Përbashkët trajnuese. (1-2 min secili).
6. Kryeministri i RKS, Isa Mustafa i jep fjalën Ministres së Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike, Milena Harito pasuar nga Ministri i Administratës Publike të RKS, Mahir Yagcilar për të prezantuar “Marrëveshjen e bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike të Republikës së Shqipërisë për ngritjen e kapaciteteve në realizimin e reformave në fushën e mirëqeverisjes dhe administrimit publik” (1-2 min secili)
7. Kryeministri i RSH, Edi Rama i jep fjalën Zëvendësministrit të Administratës së Pushtetit Lokal të RKS, Bajram Gecaj, pasuar nga Ministrja e Integrimit Evropian të RSH, Klajda Gjosha, për të prezantuar “Marrëveshjen për Partneritet për bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë” (1-2 min secili).
8. Kryeministri i RKS, Isa Mustafa i jep fjalën Ministrit të Mjedisit të RSH, Lefter Koka, pasuar nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të RKS, Ferid Agani, për të prezantuar “Marrëveshjen e bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mjedisit të Republikës së Shqipërisë” (1-2 min secili).
9. Kryeministri i RSH, Edi Rama i jep fjalën Ministrit të Zhvillimit Ekonomik të RKS, Blerand Stavileci pasuar nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë të RSH, Damian Gjiknuri për të prezantuar “Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Republikës së Shqipërisë” (1-2 min secili).
10. Mbyllja e Mbledhjes: fjala e Kryeministrit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa pasuar nga fjala e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama që përmban Konkluzionet e Përbashkëta të Mbledhjes së Parë, Dytë dhe të Tretë të Qeverive.
Pas përfundimit të mbledhjes, zhvillohet ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes dy qeverive.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, Kryeministri i RKS, Isa Mustafa dhe Kryeministri i RSH, Edi Rama, kalojnë në hapësirën ku mbahet konferenca për media.
Agjenda mediale parasheh dy pyetje nga mediat e Kosovës dhe dy pyetje nga mediat e Shqipërisë.
Pas përfundimit të Konferencës për media, bëhet foto e përbashkët.
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Në prag të ushtrimit “Përgjigje e shpejtë 23”, në Kavadar prezantohen pajisjet ushtarake

Von Cramon në veri: Shumë gjëra mund të shkojnë keq në Kosovë nëse ky është realiteti – duhet të shohim opsione të tjera

Çarshia e Vjetër e Shkupit, nismë për tërheqjen e turistëve

Gazetarja serbe, mediave të Vuçiqit: Publikuan lajme të pavërteta për gjendjen në Kosovë

Shumë turistë e pak punëtorë në Shqipëri

Thethi “pushtohet” nga turistët, vizitorë nga bota vërshojnë në alpet shqiptare

Kongresisti Nuun: SHBA-ja duhet të qëndrojë me Kosovën, sekretari Blinken t'i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Dien Shirt Company

American School of Kosova

Procurri

Procurri

Scopic Software

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Jetesa luksoze në Prishtinën e Re – Banesa juaj e ëndrrave në Kompleksin Dora ID – 192

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech

Hyni në fushë me stil, besim dhe performancë të pandalshme me atletet Adidas
Më të lexuarat

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit