LAJMI I FUNDIT:

Mbledhja e parë e Qeverisë së re të Kosovës (LIVE)

Mbledhja e parë e Qeverisë së re të Kosovës (LIVE)

Qeveria e re e Kosovës po mban sot mbledhjen e parë. Mbledhja e Qeverisë filloi në orën 18:00.


Rendi i ditës së këtij takimi është: Shqyrtimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovë; shqyrtimi i Propozim-vendimit për shkarkimin e anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror (ZKM); dhe, të ndryshme.

Në këtë takim Haradinaj tha: “Nuk mund të presim duke i dëgjuar kur na thonë se e ardhmja në BE është e largët. Evropë do ta bëjmë këtu në Kosovë, ne gjithë ekipi’.

Ai ka shtuar tutje se do t’u qëndrojë afër gjithë sektorëve, duke potencuar se do t’u qëndrojë afër edhe bujqve edhe mjekëve. /Telegrafi/