LAJMI I FUNDIT:

Mbi 600 persona u pickuan nga rriqrat në Malishevë

Mbi 600 persona u pickuan nga rriqrat në Malishevë

Vera sjell në shumë lokacione edhe rriqrat që në disa raste paraqesin rrezik për jetën e njeriut.  Pickimi i rriqrave vazhdon të mbetët një nga shqetësimet më të mëdha gjatë sezonit veror.

Që nga muaji shkurt deri me tani në Institutin Kombëtar të Shëndetit publik, janë paraqitur  633 raste të pickimit të rriqrave.


Ndër komunat që konsiderohen të rrezikuara nga rriqrat janë komuna e Rahovecit, Suharekës, Malishevës, Pejës dhe e Prizrenit.

Por Malisheva është më e prekura, pasi si pasojë e prekjes nga ethet hemorragjike, të shkaktuara nga pickimi i rriqrave, kanë vdekur 12 persona.

Dihet se pickimi nga këto insekte mund të jetë fatal, prandaj nëse keni ndonjë nga simptomat si: lodhja, temperaturë të lartë, dhimbje koke, të vjella dhe dhimbje të muskujve lajmërohuni tek doktori. Kjo pasi të gjitha këto mund të përfundojnë me meningjit.

Rriqrat fshihen në bar, degë të shkurreve ose qime të kafshëve. Prandaj, vishni pantallona, përdorni sprej kundër insekteve dhe kujdes ku qëndroni, që të mos pickoheni nga ky insekt.

Rriqrave u duhet diku rreth 10 minuta për t’u ngjitur në lëkurë, që pastaj të thithin gjakun, por kjo nuk vërehet pasi ato lëshojnë njëlloj anestetiku përmes pështymës.

Prandaj, nëse zbuloi se jeni pickuar, ngadalë më një pincetë hiqeni rriqrën, pa i lënë ndonjë gjymtyrë dhe duke mos bërë panik drejtohuni tek doktori më i afërt, për të shikuar nëse ka pasur ndonjë ndikim, pra ju ka infektuar, apo jo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori