LAJMI I FUNDIT:

Mbi 300 mijë vende të reja pune gjatë muajit janar 2019 në SHBA

Mbi 300 mijë vende të reja pune gjatë muajit janar 2019 në SHBA

Ekonomia më e madhe në botë raporton se janë shtuar plotë 304 mijë vende të reja pune në sektorin jobujqësor gjatë muajit janar 2019, duke hedhur kështu poshtë çdo lloj parashikimi si dhe frike në lidhje me efektin e mbylljes së qeverisë amerikane për më shumë se një muaj.

Papunësia është ngjitur në 4 për qind nga 3.9 për qind që ishte muajin paraardhës, disi larg niveleve të pak muajve më parë, por sërish pranë niveleve rekord të ulëta.


Ekspertët e Departamentit të Punës nënvizojnë se të punësuarit federalë janë numëruar si të punësuar gjatë kësaj periudhe, pasi ata kanë marrë pagë deri në javën e dytë të janarit, kur edhe është kryer anketimi.

Papunësia në SHBA bie në nivelin më të ulët në 50 vjetët e fundit
Lexo po ashtu Papunësia në SHBA bie në nivelin më të ulët në 50 vjetët e fundit

Rritja e vendeve të reja të punës me rreth 300 mijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është thuajse sa dyfishi i pritshmërisë.

Tregjet dhe analistët projektonin një rritje në 170 mijë dhe normën e papunësisë të mbetej e pandryshuar në 3.9 për qind.

Papunësia në SHBA zbret në 3.8%, niveli më i ulët në 18 vite
Lexo po ashtu Papunësia në SHBA zbret në 3.8%, niveli më i ulët në 18 vite

Janari shënon muajin e 100-të me radhë në rritje për tregun e punës, që është edhe seria më e gjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/