LAJMI I FUNDIT:

Mbi 3 mijë nxënës i nënshtrohen testit PISA – MASHT, presim rezultate të mira ( Video)

Mbi 3 mijë nxënës i nënshtrohen testit PISA – MASHT, presim rezultate të mira ( Video)

Në emisionin emisionin “Përballje” me gazetar Muhamet Hajrullahu është  diskutuar lidhur me pritshmëritë dhe rezultatet e testit PISA 2018 që po mbahet në 15 komuna të Kosovës.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknologjisë ka thënë në emisionin “Përballje” se deri më tani testit PISA i janë nënshtruar 3360 nxënës ndërsa do t’i nënshtrohen rreth 2010 nxënës në 83 shkolla në 15 komuna në ditët në vijim.


Arlinda Beka, këshilltare e ministrit të Arsimit dhe anëtare e komisionit për Testin PISA ka thënë se ky komision ministror është në përbërje të profesionistëve nga fusha të ndryshme dhe njerëz kyç të cilët po e përcjellin me shumë kujdes e rëndësi këtë test.

“Testi ka fillu në komunën e Prizrenit edhe gjatë ditës mbahen në dy apo më shumë komuna varësisht si janë përcaktuar datat. Testi është organizuar në shkolla apo në qendra të ndryshme testuese, ku janë bërë përgatitjet. Testi PISA 2018 mbahet përmes teknologjisë, pra testim online përmes programit të caktuar në kompjuter dhe është dashtë të bëhen përgatitjet ” ka deklaruar Beka në emisionin “Përballje”.

Duke parë rezultat e testit paraprak ku Kosova ishte renditur në vendet e fundit në këtë test, në ministrinë e Arsimit thonë se kësaj radhe janë bërë përgatitjet dhe janë  marrë shumë më seriozisht.

Madje ka pasur edhe takime me të rregullt për ta përmirësuar sistemin, janë trajnuar administratorët, koordinatorët edhe ka pasur informim më të madh edhe për nxënësit edhe për mësimdhënësit.

“Presim rezultate më të mira sepse në 2015 nuk ka qenë opinioni shumë i informuar e as nxënësit fëmijët. Këtë vit kemi më shumë informata e tash e kemi marrë testin më seriozisht dhe presim rezultate më të mira ” ka deklaruar ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori