Mbi 200 asirianë të rrëmbyer në Siri


Mediat duke iu referuar vëzhguesit sirian për të drejtat e njeriut raportojnë se rrëmbimet janë bërë pasi militantët kanë bastisur së paku dhjetë fshatra, të banuara me pakicën e krishterë, në verilindje të Sirisë.
Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmet dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve.
Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se këto janë mizoritë e fundit të kryera nga Shteti Islamik kundër njerëzve të pafajshëm në rajon.
Nga
Telegrafi
26/02/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































