Mbi 1 mijë vizitorë kanë vizituar Muzeun Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Muzeun Etnografik, Krujë, vetëm gjatë fundjavës që lamë pas.

Shumica e vizitorëve ishin turistë nga Italia dhe Spanja, të cilët kishin preferuar të kalonin pushimet e Pashkëve Katolike në vendin tonë, por nuk mungonin dhe turistë nga vendet e tjera të Evropës si Gjermania, Franca apo Belgjika, si edhe nga kontinenti aziatik, si nga Japonia, Malajzia dhe deri nga Hong Kongu.

Muzetë u frekuentuan gjithashtu edhe nga shumë familjarë shqiptarë nga Tirana dhe Prishtina, por nuk munguan edhe nxënësit e shkollave që vizituan Muzeun në kuadër të Vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut. /ATSH/Telegrafi/