LAJMI I FUNDIT:

Mbesin pa ujë banorët e një lagjeje në Fushë Kosovë, dëmtohet kablloja e energjisë elektrike

Mbesin pa ujë banorët e një lagjeje në Fushë Kosovë, dëmtohet kablloja e energjisë elektrike

KRU “Prishtina” ka njoftuar se nga hedhja dhe pastaj djegia e mbeturinave te ura e lumit Drenica është djegë kablloja e energjisë elektrike 10 kV (kilo volt).

Në njoftimin e bërë nga KRU “Prishtina” thuhet se stacioni i pompave KRONI/ Kuzmin në Fushë Kosovë është pa energji elektrike.


“Ekipet tona po dalin në terren, por rregullimi i saj do të zgjatë më shumë. Konsumatorët që furnizohen nga objekti prodhues KRONI në Fushë Kosovë, do mbesin pa furnizim me ujë deri në riparimin e kabllos elektrike”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

KRU “Prishtina” thotë se se këto gjëra po ndodhin nga pakujdesia e faktorit njeri. /Telegrafi/