LAJMI I FUNDIT:

Mbaroi xhirimi i filmit të ri të Gjergj Xhuvanit

Mbaroi xhirimi i filmit të ri të Gjergj Xhuvanit

Më skenar dhe regji nga Gjergj Xhuvani, ka mbaruar xhirimi i filmit “Liqeni im”.

Filmi “Liqeni im” është një dramë, që tregon historinë e Kristos – një djalosh inteligjent, i cili mendon shpesh për kuptimin e fjalisë “Liqeni im” që është shkruar në tabelë nga mësuesi.

Në film vjen historia e të riut që rritet dhe zgjedh rrugët në jetë mes dy brigjeve. Ai lundron mes tre kufijve shqiptarë, grekë dhe maqedonas, për të transportuar drogë.

Xhirimet e filmit janë bërë në Prespë të Madhe. /Telegrafi/

Gjergj Xhuvani rikthehet në sheshin e xhirimit
Lexo po ashtu Gjergj Xhuvani rikthehet në sheshin e xhirimit