LAJMI I FUNDIT:

Mbappe theu rekordin 63-vjeçar pas katër golave të shënuara ndaj Kazakistanit

Mbappe theu rekordin 63-vjeçar pas katër golave të shënuara ndaj Kazakistanit

Kylian Mbappe shënoi katër gola teksa Franca mundi Kazakistanin me rezultat 8-0 të shtunën mbrëma, me sulmuesin që barazoi një rekord që ka qëndruar për plot 63 vjet.

Ylli i PSG-së shënoi tre herë brenda pjesës së parë të ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës përpara se të shtonte një gol tjetër të vonshëm për të përfunduar një mbrëmje të bukur.

Karim Benzema shënoi dy gola tjerë, ndërsa Adrien Rabiot dhe Antoine Griezmann gjithashtu gjeten rrjetën për t’i ndihmuar Francës që të konfirmojë vendin e tyre si fitues të grupit për të siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2022.

Franca nën regjinë e Mbappes dhe Benzemas i shënon tetë gola Kazakistanit, siguron kualifikimin në “Katar 2022”
Lexo po ashtu Franca nën regjinë e Mbappes dhe Benzemas i shënon tetë gola Kazakistanit, siguron kualifikimin në “Katar 2022”

Me katër golat e shënuar, Mbappe ka thyer një rekord të madh pasi është hera e parë që një lojtar francez shënon po aq gola në plot 63 vjet.

Lojtari i fundit që ka shënuar katër ose më shumë gola për Les Bleus ishte Just Fontaine, i cili shënoi katër herë kundër Gjermaninë Perëndimore në vitin 1958.

Lojtari më i fundit i Francës që ka shënuar tre ose më shumë në një ndeshje konkurruese ishte Dominique Rocheteau, i cili shënoi tre gola kundër Luksemburgut në 1985. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori