LAJMI I FUNDIT:

“Mbappe te Real Madridi nuk ka kuptim”, gazetari spanjoll këshillon Los Blancos

“Mbappe te Real Madridi nuk ka kuptim”, gazetari spanjoll këshillon Los Blancos

Një lëvizje e mundshme e Real Madridit për Kylian Mbappe pritet të jetë historia e madhe e transferimeve të vitit 2024.

Los Blancos mbeten shumë të lidhur me një transferim të lirë për kapitenin e Francës, pavarësisht zërave për zhgënjim për kërkesat e tij për kontratë.


Mbappes i skadon kontrata me Paris Saint-Germain në fund të sezonit 2023/24 pa asnjë përparim për rinovimin me klubin francez dhe Real Madrid mund të fillojë bisedimet nga janari.

Tri arsyet pse Real Madridi po largohet nga transferimi i Kylian Mbappe
Lexo po ashtu Tri arsyet pse Real Madridi po largohet nga transferimi i Kylian Mbappe

Real Madridi nuk ka gjasa të bëjë ndonjë lëvizje të madhe për Mbappen derisa ata të jenë të sigurt se një marrëveshje do të ndërmjetësohet, pasi gjigantët spanjollë e humbën atë në vitin 2022.

Megjithatë, pasiguria e vazhdueshme mund t’i bëjë ata të kërkojnë diku tjetër, dhe gazetari i RMC Sport, Daniel Riolo ka pretenduar se një lëvizje për sulmuesin e Manchester City, Erling Haaland, ka më shumë kuptim.

“Nëse e vendos veten në vendin e Real Madridit. I them vetes se nuk ka kuptim të nënshkruaj me Mbappen, duke marrë parasysh skuadrën që kam”.

“Mendoj se do të ishte më mirë të shkoja për Haaland”, ka thënë Riolo për Diario AS.

Haaland mund të dalë si objektiv në vitin 2024, nëse Real Madridi do të zgjidhte kundër transferimit të Mbappes, me një klauzolë lirimi prej 200 milionë euro që do të aktivizohet në kontratën e tij me Cityn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sergio Ramos do t'i bashkohet një ekipi që ende nuk ekziston

Sergio Ramos do t'i bashkohet një ekipi që ende nuk ekziston

Ligat tjera
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

La Liga
U akuzua se dërgoi vëllain për të luajtur në vend të tij, ish-lojtari i Barcelonës thyen heshtjen

U akuzua se dërgoi vëllain për të luajtur në vend të tij, ish-lojtari i Barcelonës thyen heshtjen

Ndërkombëtare
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Guardiola: Man Utd, Chelsea dhe Arsenali duhet t'i kishin fituar të gjithë trofetë nëse paratë do të ishin gjëja më e rëndësishme

Guardiola: Man Utd, Chelsea dhe Arsenali duhet t'i kishin fituar të gjithë trofetë nëse paratë do të ishin gjëja më e rëndësishme

Premier League
Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

La Liga
Kalo në kategori