LAJMI I FUNDIT:

Mbappe ka impresionuar fansat me përgjigjen e ftohtë ndaj talljeve të Emy Martinez në Kupën e Botës

Mbappe ka impresionuar fansat me përgjigjen e ftohtë ndaj talljeve të Emy Martinez në Kupën e Botës

Kylian Mbappe më në fund ka thënë fjalën e tij për talljet e Emiliano Martinez pas fitores së Argjentinës në Kupën e Botës ndaj Francës.

Mbappe shënoi një het-trik në finale, plus penalltinë e tij për të fituar Këpucën e Artë me tetë gola të shënuar gjatë turneut.

Por, kjo nuk mjaftoi, pasi dështimet nga Kingsley Coman dhe Aurelien Tchouameni mjaftuan për të siguruar fitoren 4-2 për Argjentinën.

Martinez e përdori atë si një mundësi për të tallur pa pushim Mbappe në festimet e tij. Portieri i Aston Villa bëri thirrje për një ‘moment heshtjeje’ në zhveshtore dhe u fotografua duke mbajtur një kukull me fytyrën e Mbappes në krahë në Buenos Aires.

Veprimet e tij u kritikuan menjëherë nga fansat dhe ekspertët, ndërsa menaxheri i Aston Villa, Unai Emery pranoi se ai do të fliste me Martinez për sjelljen e tij pas kthimit të tij në Villa Park.

Mbappe ka qëndruar i heshtur gjatë gjithë kësaj. Domethënë deri të mërkurën në mbrëmje, pasi fitores 2-1 të PSG ndaj Strasburgut, një lojë në të cilën ai shënoi penalltinë vendimtare.

Çfarë kishte për të thënë? Natyrisht, ai nuk donte që ajo të shndërrohej në një luftë fjalësh. Sulmuesi në vend të kësaj u përqendrua tek shoku i skuadrës, Lionel Messi që më në fund ngriti trofeun në paraqitjen e tij të fundit në turne si lojtar.

“Kam biseduar me të pas ndeshjes. E përgëzova. Për të ishte një objektiv jetësor. Edhe për mua, por humba, kështu që duhet të jem një sportist i mirë. Festat nuk janë problemi im, nuk humbi kohë për gjëra të tilla të parëndësishme”.

Djaloshi ka akull në venat e tij, pasi përgjigja e Mbappe është bërë virale në rrjetet sociale, me mbështetësit që vlerësojnë mentalitetin e tij.

“Ky është klas. Nuk është çudi që ai është një nga më të mirët”, “Shumë i pjekur. Nuk do ta merrni me mend se cili prej tyre është 24” dhe “Njerëzit që e quajnë arrogant janë me të vërtetë të qetë tani”, ishin disa nga komentet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori