LAJMI I FUNDIT:

Mbajtën kufomën e nënës në shtëpi për pesë muaj, dëshironin t’ia merrnin pensionin (Foto)

Mbajtën kufomën e nënës në shtëpi për pesë muaj, dëshironin t’ia merrnin pensionin (Foto)

Fëmijët e një gruaje 70-vjeçe kishin mbajtur kufomën e saj në shtëpi për më shumë se pesë muaj, me qëllim që të mund të marrin pensionin e saj.

Amravati Devi nga Varanasi në pjesën veriore të Indisë, raportohet se kishte vdekur në spital në janar të këtij viti, por gjashtë fëmijët e saj u kishin thënë fqinjëve se ajo është ende gjallë por se vazhdimisht po e humb vetëdijen, transmeton Telegrafi.

Por, gënjeshtra e tyre u zbuluar kur fqinjët filluan të ankohen për erën e keqe që vinte. Kështu policia u telefonua dhe u futën me dhunë dhe u shokuan kur panë trupin e dekompozua në dhomën e gjumit.

Ata gjithashtu gjetën kimikale të ndryshme për ta mbajtur trupin të freskët, por me sa duket fëmijës e të ndjerës nuk kishin ditur t’i përdorin pasi kufoma ishte dekompozuar.

Pesë djemtë dhe vajza e saj akuzohen për mashtrim, pasi kishin mbajtur kufomën në shtëpi për të përfituar pensionin mujor prej 438 funteve.

Devi ishte e ve që jetoi me gjashtë fëmijët e saj që nga vdekja e bashkëshortit. Ajo gëzonte privilegje, pasi bashkëshorti ishte zyrtar i lartë shtetëror në doganë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori