LAJMI I FUNDIT:

Mbahet seancat e kolegjit në dy raste të të akuzuarve për korrupsion zyrtar

Mbahet seancat e kolegjit në dy raste të të akuzuarve për korrupsion zyrtar

Në Gjykatën e Apelit, të mërkurën është mbajtur seanca e kolegjit në rastin e të akuzuarës V.B. dhe  dy të tjerëve.

Kjo e para, po akuzohet  për veprën penale marrja e ryshfetit,( vepër  të cilën e  kishte kryer në cilësi të prokurores se shtetit),  nga neni 428 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës .

Ndërsa  të akuzuarit tjerë I.K  dhe I.S., për veprën penale ushtrimi i ndikimit në bashkëkryerje, nga neni 431 i të njëjtit kod.

Vendimi lidhur më pretendimet ankimore të palëve, do të merret shumë shpejtë.

Po ashtu gjatë ditës, në Gjykatën e Apelit është mbajtur seancë e kolegjit, lidhur më rastin e E.H., H.V dhe A.K.

Të tre akuzohen për veprën penale mashtrim në detyrë, nga neni 341 paragrafi 3 i Kodit Penal të Kosovës.

Edhe për këtë rast, kolegji gjyqësor pritet të  marr vendim shumë shpejtë.

Gjykata e Apelit e Kosovës, është e përkushtuar në zgjidhjen në afat sa më të arsyeshëm të lëndëve kundër korrupsionit zyrtarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kolona të gjata në Bllacë, qytetarët e RMV-së nisen drejt Kosovës

Kolona të gjata në Bllacë, qytetarët e RMV-së nisen drejt Kosovës

Lajme
Kush e pengon paqen e qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë?

Kush e pengon paqen e qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë?

Lajme
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
KPK publikon emrat e kandidatëve për prokurorë të rinj që kaluan testin me shkrim

KPK publikon emrat e kandidatëve për prokurorë të rinj që kaluan testin me shkrim

Lajme
Kompletohen emrat e ministrave të qeverisë së re, votimi pritet të bëhet në fundjavë

Kompletohen emrat e ministrave të qeverisë së re, votimi pritet të bëhet në fundjavë

Lajme
Eksperti i sigurisë: Përkundër përpjekeve të 24 shtatorit, Serbia nuk ia arriti ta destabilizojë Kosovën

Eksperti i sigurisë: Përkundër përpjekeve të 24 shtatorit, Serbia nuk ia arriti ta destabilizojë Kosovën

Siguri
Kalo në kategori