LAJMI I FUNDIT:

Mbahet java për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë

Mbahet java për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Zyrën e BE-së, Bashkëpunimin Gjerman për Zhvillim (GIZ) dhe Konsorciumin Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), organizon për herë të parë në Kosovë në këtë nivel Javën për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë.

Java për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë fillon nesër, ku do të marrin pjesë kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, shefja e Zyrës së BE-së, Natalya Apostolova, ish-raportuesja për Kosovën Ulrike Lunaçek dhe shumë personalitete e ekspertë vendor e ndërkombëtarë.


Gjatë kësaj jave për çdo ditë do të konferenca me tema të ndryshme që lidhen me mjedisin për të përfunduar me aktivitetin e pastrimit dhe gjelbërimit të Kosovës me 5 qershor, në Ditën ndërkombëtare të mjedisit e cila organizohet bashkë me OJQ-të vendore në fushën e mjedisit. /Telegrafi/