LAJMI I FUNDIT:

Mbahet finalja e “Dance With Me” me regjistrim, megjithëse pritet të votojë publiku! (Foto/Video)

Mbahet finalja e “Dance With Me” me regjistrim, megjithëse pritet të votojë publiku! (Foto/Video)

Një nga spektaklet më të ndjekura në Shqipëri, “Dance with me”, ka qenë kryetemë në mediat shqiptare këto ditë.

Nata finale e paraparë të mbahej këtë javë, nuk u zhvillua kjo për shkak të ngjarjeve politike në ditën e hënë, të cilat priteshin të diskutoheshin në “Opinion” të Blendi Fevziut.


Prezantuesja e programit, Alketa Vejsiu, lajmëroi fansat përmes një postimi në Instagram se finalja është shtyrë për javën tjetër, dhe se do të transmetohej për publikun më datë 25 dhjetor.

Megjithëse ishte thënë të ndodhte kështu, mesa duket ngjarjet kanë vijuar ndryshe.

Kështu të paktën kanë bërë me dije disa prej konkurrentëve dhe mediave në Shqipëri, të cilët kanë treguar se finalja është mbajtur këtë javë, dhe fitues janë shpallur Xhensila dhe Trim Jetullahu.

Megjithëse në regjistrim thuhet se fituesi shpallet me votat e publikut, kjo gjë duket të mos ketë kuptim, pasi finalja ka ndodhur, dhe maksimumi i publikut që mund të kenë votuar, janë ata që gjendeshin në sallë.

E hëna e javës së ardhshme do e tregojë më së miri se si dhe çfarë ka ndodhur, megjithatë videot dhe fotografitë që kanë qarkulluar në rrjetin social Instagram, kanë sjell momentin kur çifti Xhensila dhe Trim shpalleshin fitues. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Kalo në kategori