LAJMI I FUNDIT:

Mbahet ceremonia e pritjes së studentëve të rinj në kampusin e UBT-së: Rektori Edmond Hajrizi thotë se UBT ofron kushtet e njëjta si universitetet e njohura ndërkombëtare

Mbahet ceremonia e pritjes së studentëve të rinj në kampusin e UBT-së: Rektori Edmond Hajrizi thotë se UBT ofron kushtet e njëjta si universitetet e njohura ndërkombëtare

Të mërkuren në kampusin e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), janë pritur studentët e rinj të këtij universiteti.

Para qindra të pranishmëve ka folur rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, i cili iu ka uruar mirëseardhje brucoshëve që do t’i ndjekin studimet në këtë institucion.

“Afër jush në 40 minuta lëvizje, ju keni diku 150 laboratore të sofistikuara, biblotekën me të madhe universitare në Kosovë. Po e shihni ndërtimin e spitalit, fabrikave, qendrave të ndryshme të virtualizimit, dhe gjithëcka që ju nevojitet juve si studentë”, ka thënë ai.

Sipas tij, studentët në këtë universitet kanë kushte dhe mundësi për studim sikurse kolegët e tyre në Evropë dhe Amerikë.

“Kemi një staf akademik prej 1 mijë personash që e përbën një komunitet të dijes, më të cilët është kënaqësi të punosh”, ka shtuar ai.

Hajrizi ka thënë se UBT është institucioni më i digjitalizuar në Ballkan, respektivisht shkolla më e madhe në Ballkan për digjitalizim dhe teknologji modern.

Janë 98 për qind të studentëve të UBT-së – që qysh në vitin e parë të studimeve – gjejnë punësim.

“Ata gjejnë punësim jo vetem ne Kosovë, por edhe në Gjermani dhe në çdo vend të zhvilluar dhe kompani botërore, në një vend ku 50 për qind e të rinjëve janë papunë” , ka thënë Hajrizi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit

B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit

Ekonomi
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kalo në kategori