Ministria e Financave njofton se më 11 qershor 2019 do të mbahet ankandi i tetë me radhë për vitin 2019.

Në këtë ankand, do të emetohen Bono të Thesarit me maturitet 12 mujor në shumën prej 30 milionë euro.

“Investimi në Bono Thesari është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (12 muaj) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Telegrafi/