LAJMI I FUNDIT:

U tha se do t’i ndalin valët e telefonit, maturantët e kanë gati planin për të kopjuar

U tha se do t’i ndalin valët e telefonit, maturantët e kanë gati planin për të kopjuar

Nxënësit e rajonit të Prishtinës, sot do t’i nënshtrohen pjesës së parë të Testit të Maturës. Mirëpo edhe pse janë paraparë masa ndëshkuese për maturantët, të cilët nëse zihen duke kopjuar do të ndëshkohen, ata edhe sivjet si vitin e kaluar janë duke bërë plane se si të kopjojnë.

Pavarësisht masave ndëshkuese, ku është thënë se do të ndalohen edhe valët e telefonit, nxënësit kanë krijuar një grup në rrjetin social ‘Facebook’, ku të rinjtë po komunikojnë mes veti se si të bashkëpunojnë gjatë mbajtjes së testit, përkatësisht dërgimin e pyetjeve dhe marrjen gatshëm të përgjigjeve.

E për këtë me një postim në Facebook ka reaguar njohësi i fushës së arsimit, Dukagjin Popovci. Ky i fundit ka shkruar se si nxënësit kanë një vullnet të jashtëzakonshëm që të kopjojnë gjatë testit të maturës.

Ai tha se ky veprim nuk ka të bëjë vetëm me shkollën por me gjithë shoqërinë e cila bashkëjeton me dallaverën, gënjeshtrën dhe hajninë.

“Vullnet i jashtëzakonshëm për të mashtruar. Kjo nuk ka të bëj vetëm me shkollën, por me gjithë shoqërinë, e cila nuk e ka problem të bashkëjetojë me dallaveren, gënjeshtrën dhe hajninë”, ka shkruar Popovci në Facebook.

Ndryshe, testi i maturës në të dy pjesët do të ketë 200 kërkesa, ndërsa pragu i kalueshmërisë do të jetë me 40 për qind të përgjigjeve të sakta.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi sot do të vizitojë maturantët që do të testohen në qendrën e testimit në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”.

Masa ndëshkimi janë paraparë për maturantët dhe administratorët e testit nëse zihen duke kopjuar, ndërkohë që zhurmues të valëve të telefonit do të vendosen në të gjitha qendrat e testimit.

Në total, provimit shtetëror të maturës do t’i nënshtrohen mbi 28 mijë nxënës nga e gjithë Kosova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori