Aktori i famshëm, Matthew Perry duket se ka zbuluar disa ndjenja tronditëse negative për kolegun e tij, Keanu Reeves në librin e tij me kujtime “Friends, Lovers, And The Big Terrible Thing”.

Reklama

Perry, i cili kohët e fundit është thelluar në historinë e tij me varësinë nga droga, ka bërë deklaratën befasuese për yllin e “The Matrix”.

“Pse mendimtarët origjinalë si River Phoenix dhe Heath Ledger vdesin, por Keanu Reeves ende ecën mes nesh?”, shkruan ai në pjesë që u sigurua nga PageSix.

53-vjeçari, dukej se mezi po e mbante përbuzjen e tij për 58-vjeçarin me të cilin duket se nuk ka bashkëpunuar ndonjëherë – ndërsa diskutonte për mikun e tyre të përbashkët River Phoenix, i cili vdiq në 1993 nga një mbidoza e drogës.

Edhe pse Reeves e ka quajtur Phoenix një nga ‘miqtë e tij të ngushtë të asaj epoke’, sipas Irish Times, Perry gjithashtu kishte një lidhje të fortë me yllin në rritje pasi bëri debutimin në filmin artistik përballë tij në “A Night In The Life Of Jimmy Reardon”.

Foto: Getty

Në librin e kujtimeve të tij, Perry përshkruan se si koha e tyre e xhirimit të filmit në Çikago ndihmoi në krijimin e një lidhjeje të fortë, duke etiketuar gjithashtu një goditje tjetër të supozuar me Reeves.

“River ishte një njeri i bukur brenda dhe jashtë dhe shumë i bukur për këtë botë. Gjithmonë duket se janë djemtë me të vërtetë të talentuar ata që bien poshtë”, shkruan ai.

Phoenix vdiq nga një mbidozë e kombinuar droge nga heroina dhe kokaina jashtë Viper Room në West Hollywood, dhe Perry shkruan se ai ‘dëgjoi ulërimat nga apartamenti, u kthye në shtrat dhe u zgjua me lajmet e vdekjes së tij’.

Ai shtoi se u shpërtheu në të qara pasi mësoi se shoku i tij kishte ndërruar jetë.

Megjithatë, sulmet e Perry dhe Reeves nuk ishin të kufizuara në lidhjen e tyre të ndërsjellë me Phoenix.

Ai gjithashtu sulmoi yllin e “John Wick” ndërsa diskutonte për mikun e tij të ndjerë Chris Farley, i cili vdiq në vitin 1997 në moshën 33 vjeç nga një mbidozë droge nga kombinimi i një stimuluesi (kokainë) me një depresant (morfinë), një përzierje e ngjashme me atë që mbyti Phoenix.

Perry dhe Farley kishin luajtur së bashku në komedinë e Christopher Guest, “Almost Heroes”, që u publikua në vitin pas vdekjes së Farleyt.

“Bëra një vrimë në murin e dhomës së zhveshjes së Jennifer Aniston kur mora vesh për vdekjen e Farley”, shkruan ai, duke shtuar, “Keanu Reeves ecën mes nesh”.

Përveç ankesave të tij për aktorët e tjerë, Perry gërmon në historinë e tij të gjerë me varësinë nga droga.

Ndërsa fliste për People në fillim të këtij muaji, ai zbuloi se zorrës së trashë i plasi si rezultat i varësisë së tij ndaj opioideve kur ishte 49 vjeç.

Mjekët i dhanë vetëm dy përqind shanse për të mbijetuar dhe urgjenca mjekësore e la në koma për dy javë, pasuar me muaj të tjerë në spital.

Atij iu deshën 14 operacione për t’u rikuperuar, dhe ai pranoi se kishte shkuar në rehabilitim 15 herë gjatë viteve me shpresën për të hequr dorë nga varësia e tij nga droga.

Libri me kujtime i Perryt “Friends, Lovers, And The Big Terrible Thing” do të publikohen më 1 nëntor. /Telegrafi/