LAJMI I FUNDIT:

Matoshi tregon se cili do jetë roli i tij në Qeverinë e re

Matoshi tregon se cili do jetë roli i tij në Qeverinë e re

Halil Matoshi, publicisti që iu bashkua në zgjedhjet e fundit Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka treguar se roli i tij në qeverinë e re do të jetë në fushën e informacionit.

“Ne të gjithë anëtarët e aleancës jemi pjesë e stafit të Haradinajt dhe do të ndihmojmë secili, edhe unë do ta ndihmojë qeverinë e vendit tim, sigurisht në çështje të informimit”, ka treguar Matoshi, për Klan Kosovën.

I pyetur për problemet që mund të shkaktohen sot me vonesën eventuale të deputetëve të Listës Serbe, pasi ata tashmë gjenden për konsulta në Beograd, Matoshi ka thënë se s’do ketë kurrfarë problemesh dhe se Haradinaj votohet sot kryeministër.

“Deputetët e Listës Serbe do të jenë në Kuvend, pavarësisht se mund të vonohen. Sot, deputetët kanë të drejtë të debatojnë dhe sigurisht se do të marrë kohë kjo punë. Por, nuk do të ketë problem dhe Ramush Haradinaj do të votohet si kryeministër i qeverisë së ardhshme dhe nga e hëna do të jetë në zyrën e tij”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori