Një nga ngjarjet e mëdha të këtij viti në vendin tonë do të jetë Massive Fest në Gjakovë.

Festivali i muzikës me DJ të muzikës elektronike ndërkombëtarë dhe vendorë është konfirmuar se do të mbahet më 19 dhe 20 maj.


Arianit Morina nga Massive Fest ka konfirmuar se më 20 prill do të dalin në shitje edhe biletat për festival.

Në Massive Fest do të performojë Hajdar Berisha dhe artistë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë emrat e të cilëve do të zbulohen në ditët në vijim.

Biletat për Massive Fest do të kushtojnë 7 euro për meshkuj dhe 4 euro për femra, kurse 10 euro për çift.

Ky festival do të mbahet në parkun Shkugëz në Gjakovë. /Telegrafi/