Rep-artistja Cardi B është njëra nga më të komentuarat në industrinë e muzikës ndërkombëtare. Së fundmi ajo është paraqitur me maskë teksa ka dalë në natyrë për të praktikuar të gjuajtje me armë, shkruan Daily Mail.

27-vjeçarja shihet duke mbajtur me mjeshtëri armën dhe më pas duke shkrepur në hapësirën e dedikuar për gjuajtje, ndërsa disa momente i ka shpërndarë në rrjetet sociale.

Në imazhet e publikuara, Cardi B ka provuar disa lloje të armëve,si revole dhe automatik, ndërsa fansat janë mahnitur nga aftësitë e saj për të gjuajtur.

Në fillim të këtij muaji reperja dhe Fashion Nova u bashkuan për të dhuruar mjetet financiare për të prekurit nga pandemia e COVID-19.

Offset njofton se një anëtar i familjes i ka vdekur nga coronavirusi Offset njofton se një anëtar i familjes i ka vdekur nga coronavirusi

Postimi i fundit i Cardi vjen në ditën kur burri i saj, Offset, njoftoi se xhaxhai i tij ka ndërruar jetë pasi rezultoi pozitiv me coronavirus. /Telegrafi/