LAJMI I FUNDIT:

Mashtrimi me veteranin e pastrehë, nuk i japin as gjysmat e parave të mbledhura për të!

Mashtrimi me veteranin e pastrehë, nuk i japin as gjysmat e parave të mbledhura për të!

Johnny Bobbit Jr. u kthye në personazh dite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur ish veterani i luftës, tashmë një i pastrehë, përdori 20 dollarët e tij të fundit për t’i blerë karburant Kate McClure, e cila kishte mbetur në mes të rrugës ndërshtetërore 95 në Filadelfia.

Në këmbim, vajza nisi bashkë me partnerin e saj Mark D`Amico një fushatë në internet, te quajtur “GoFundMe” me qëllimin të mblidheshin para për të ndihmuar Bobbitt.

Historia shpejt u bë virale në rrjet dhe falë nismës së dy të rinjve, u arrit që brenda 9 muajve të mblidheshin 402.000 dollarë.

Çështja është se Bobbitt, në dorë ka marre vetëm 75.000 dollarë, të tjerat çifti nuk i dorëzon.

Ajo që nisi si një përpjekje bamirësie ka përfunduar në sherr ligjor.

I mbeti vetura pa benzinë në mes të rrugës, i pastrehu i dhuroi paratë e fundit për derivat – ajo më pas e shpërbleu në mënyrën më të mirë (Foto/Video)
Lexo po ashtu I mbeti vetura pa benzinë në mes të rrugës, i pastrehu i dhuroi paratë e fundit për derivat – ajo më pas e shpërbleu në mënyrën më të mirë (Foto/Video)

Avokati i Bobbitt thotë se atij i takon të marrë edhe të paktën 300.000 dollarë, përcjell tch.

Synimi sipas Chris Fallon është që 14.000 njerëzit, të cilët kontribuuan për këtë fushatë, ta dinë se paratë e tyre i shkuan njeriut për të cilin u dhanë.

Marrëdhënia e Bobbitt me McClure nisi të përkeqësohej kur ajo dhe i dashuri i blenë në muajin qershor një kamper, në vend të shtëpisë së premtuar, dhe ia parkuan pranë shtëpisë se tyre në New Jersy ndërsa donte të qëndronte në Karolinën e Veriut.

Gjatë kësaj periudhe të kaluar atje, nuk i dhanë as para e as ushqim.

Çifti pretendonte në një intervistë të dhënë më parë se nuk do ta dorëzojë pjesën tjetër të parave derisa Bobbit të gjejë një punë dhe të heqë dorë nga varësia prej qetësuesve, por ndërkohë ngrihen pyetje se ku i gjeti Mclure dhe D`Amico paratë për të blerë një BMW të re dhe për pushime luksoze në Kaliforni, Florida e Las Vegas.

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori