LAJMI I FUNDIT:

Mashtrim e falsifikim i dokumenteve dhe keqpërdorim i kartelave bankare, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e dy të dyshuarve

Mashtrim e falsifikim i dokumenteve dhe keqpërdorim i kartelave bankare, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e dy të dyshuarve

Policia e Kosovës ka publikuar fotografi të dy personave, për identifikimin e tyre, rrjedhimisht arrestimin e tyre pasi dyshohen për mashtrim.

Në njoftimet ndaras të Policisë së Kosovës thuhet se Njësiti i hetimeve të stacionit policor Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.


“I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast të mashtrimit si dhe për falsifikim të dokumenteve.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, njofton Policia.


Ndërkaq, në njoftimin tjetër të Policisë së Kosovës thuhet se Njësiti i hetimeve të stacionit policor Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e një gruaje.

“E dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast ‘Shpërdorim i pasurisë së huaj dhe keqpërdorim i kartelave bankare’, që është raportuar në polici në janar të vitit 2024”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet më tej. /Telegrafi/