Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, kanë nënshkruar sot Memorandum të Mirëkuptimit për bashkëpunim në mes të sektorit publik dhe privat dhe për arsimin dhe aftësimin profesional në Kosovë.
Ministri Bajrami theksoi se me këtë Memorandum vendosen bazat e bashkëpunimit afatgjatë në sferën e arsimit të mesëm profesional, por edhe arsimit të lartë, për faktin se MAShT këtë vit ka promovuar projektin kryesor “Arsim cilësor për punësim”.
“Jemi të vendosur që të bëjmë reformën e sistemit arsimor duke filluar nga kurrikulat, në mënyrë që sistemi arsimor të përshtatet me nevojat e tregut të punës dhe të prodhojmë studentë dhe nxënës, të cilët do të kenë mundësi të punësimit për shkak se vlerësojmë se një nga indikatorët më të mirë që na tregon se a kemi sistem të arsimit të suksesshëm apo jo, është shkalla e punësimit të tyre”, tha ministri Bajrami dhe theksoi se OEK është një partner i fuqishëm ekonomik, i cili do ta ndihmojë MAShT-in në lidhjen e arsimit me praktikën profesionale.
Ministri Bajrami tha se OEK do të ofrojë ndihmë edhe në reformimin e kurrikulave dhe në ndërtimin e standardeve të disa profesioneve, për të cilat tani analizat e Bashkimit Evropian tregojnë se ka mundësi në tregun e punës.
“Ne do të kërkojmë që edhe universitetet tona të punojnë në përshtatjen e programeve të veta tregut të punës, sepse ka ardhur koha që të orientojmë të rinjtë tanë drejt drejtimeve aplikative, teknike për të cilat ka vende pune”, tha ministri Bajrami.
Ndërsa, kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu tha se nuk mund të mendohet se një shtet do të ketë zhvillim ekonomik dhe qëndrueshmëri ekonomike pa një sistem të mirë të edukimit. Ai theksoi se ky është një model që vendet e zhvilluara e kanë zbatuar në të kaluarën dhe bashkërisht do të implementohet edhe te ne, por tha se në të njëjtën kohë do të punojnë edhe me dikastere tjera që të krijohen lehtësira për bizneset dhe ato të jenë të orientuara drejt arsimit profesional. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë
Rusia ngrin llogaritë bankare të Finlandës dhe Danimarkës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron