LAJMI I FUNDIT:

MASH Maqedoni: Në vend të kritikave të pa baza është i nevojshëm kontribut konstruktiv në ndërtimin e sistemit arsimor cilësor

MASH Maqedoni: Në vend të kritikave të pa baza është i nevojshëm kontribut konstruktiv në ndërtimin e sistemit arsimor cilësor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes në kumtese, u bën thirje të gjithë faktorëve shoqërorë që të mos përdorin ndikimin e tyre për cenimin e sistemit arsimor.

“Nuk është në favor të askujt nëse fëmijët, të rinjtë, mësimdhënësit dhe prindërit vazhdimisht i ekspozojn ndaj presioneve publike, të motivuara nga interesa të ngushta partiake ose interesa të biznesit, gjoja me shqetësim të supozuar për cilësinë e arsimit. Ekziston dallim i madh dhe i rëndësishëm mes kritikës konstruktive dhe kryqëzimit të përditshëm të arsimit si fajtor për ambicje personale të paplotësuara. Tejkalimi i vazhdueshëm dhe i orkestruar i vijave të kuqe në arsim sjell pikë të lehta politike, por lë pasoja të vështira dhe afatgjate jo vetëm për njohuritë të cilat i fitojn nxënësit, por edhe sipas personaliteteve dhe sistemit të tyre të vlerave”, thonë nga MASH.

Ata shtojnë se kanë filluar reformë thelbësore të sistemit të arsimit dhe shkencës, pasi që në mënyrë strategjike kanë konstatuar se sistemi i deritanishëm nuk i jep rezultatet e dëshiruara.

“Programet e reja dhe përmbajtja në mësimdhënie, në përgjithësi reforma, zhvillohet me respekt me të gjitha kërkesat ligjore dhe shoqërore , kjo është pjesë e dokumenteve strategjike dhe kaloi nëpër debate dhe konsultime të gjera me të gjithë palët e interesuara Gjithçka që bëjmë është përgatitur me mbështetjen e organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare siç janë Banka Botërore, USAID dhe UNICEF. Ndryshimet i pranojnë qasjet inovative në mësimdhënie dhe në të mësuarit dhe bazohen në njohuri të reja për zhvillimin e arsimit cilësor bazuar në kompetenca”, thonë nga MASH.

“Prandaj, jashtëzakonisht është e papërgjegjshëme të fokusohemi në arsim pa parë progresin e përditshëm në përmirësimin e cilësisë dhe disponueshmërisë së sistemit edukativo-arsimor, pavarësisht se kemi punuar në kushte krize vitet e fundit. Ne i vendosim gradualisht programet mësimore dhe përmbajtjet e reja që i promovon të menduarit kritik dhe kreativitetin. Për herë të parë, pas disa vitesh, Ministria financon kërkimin dhe inovacionin. Investimet në shkolla të reja dhe në infrastrukturë dhe pajisje të tjera – nuk kanë të ndalur. Kemi rritur pagat dhe benefitet e mësimdhënësve dhe profesorëve. Trajnimet janë pjesë e zhvillimit të karrierës së tyre.

Qëllimi ynë është krijimi i arsimit cilësor fëmijëve dhe të rinjëve do t`u japë bazë në të cilin ata mund të përmirësojnë njohuritë dhe shkathtesitë sipas nevojave . Një numër i madh i profesonistëve të cilët tani më disa vite punojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ndajnë vizionin e tyre nëpër shkolla ​​ku çdo fëmijë mund të arrijë potencialin maksimal dhe punojnë në realizimin e tyre, sipas praktikave më të mira.

Arsimi cilësor nuk arrihet brenda natës,arsimi ësht proces në të cilin me kontributin e tyre janë inkorporuar të gjithë faktorët dashamirës”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori