Maserati Project 24 i ri është një hipermakinë ekstreme e prodhuar vetëm për pista
Ka pasur një numër të madh të hiperveturave të prodhuara në Itali e që janë të dedikuara vetëm për pista gjatë viteve të fundit, me Pagani, Ferrari dhe Lamborghini të cilat janë përfshirë në këtë fushë, por tani është radha e Maserati me hiperveturën e saj të re Project24.
Maserati në fakt veçse kanë eksperienca të mëparshme në krijimin e superveturave ekstreme të dedikuara vetëm për pista. Në vitin 2006 marka italiane e lansoi Versione Corse me bazë të MC-12, e cila u dizajnua vetëm për përdorim në pista garuese.
Njëjtë si vetura e lartë përmendur, Project24 i ri do të kombinojë komponentë nga një veturë e dedikuar për rrugë, kësaj radhe nga supervetura MC20 me teknologjinë e veturave garuese, shkruan AutoExpress, transmeton Telegrafi
Firma me bazë në Modena thotë: “Project24 trashëgon specifikat e Maserati, duke e përmirësuar atë me specifika teknike që kanë avancuar edhe më shumë”.
Ndryshimet janë të dukshme, duke filluar me motorin 3.0-litërsh V6 Nettuno të rrjedhur nga MC20, Maserati ka përmirësuar turbo-mbushësit e dyfishtë të kësaj njësie për të marrë fuqinë deri në 740 kuaj fuqi.
Në pjesën e poshtme trupit me fibra karboni të veturës së re, gjendet një numër i madh i komponentëve të përbashkëta me MC20. Maserati ka reduktuar ndjeshëm peshën, ku ata synojnë një peshë prej 1,250 kilogramëve tek Project24, duke e bërë atë për 250 kilogram më të lehtë se MC20. Reduktimi i peshës ndihmohet nga panelet me fibra të karbonit, dritaret me polikarbon, dhe një brendësi me më pak detaje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo, edhe kjo është Škoda
Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro
Porsche ka ndërtuar më shumë vetura garash të versionit 911 sesa modele të tjera speciale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur