Ata që pyesin veten nëse Maserati ka një të ardhme brenda Stellantis morën një përgjigje sot.

Prodhuesi i veturave paraqiti një plan të ri për konglomeratin që përfshin një investim të konsiderueshëm në produkte dhe teknologji të reja, si dhe dy modele të reja për Maserati-n.


Stellantis tha në njoftimin e saj se "planifikon të forcojë të ardhmen" e prodhuesit italian, që do të jetë një "markë e pastër luksoze".

Kjo forcë do të vijë nga dy automjete të reja të mëdha të segmentit E që do t'i bashkohen linjës, por detajet janë të pakta.

Kompania tha se do të paraqesë një plan më të detajuar për Maserati-n në dhjetor, pa dhënë detaje rreth modeleve të reja. /Telegrafi/