LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e katërfishtë në Velipojë, arrestohet në Itali njëri nga autorët e dyshuar

Vrasja e katërfishtë në Velipojë, arrestohet në Itali njëri nga autorët e dyshuar

Një nga autorët e vrasjes së katërfishtë të ndodhur në Velipojë në 2021, është arrestuar në Itali, me qëllim ekstradimin tij në Shqipëri.

Pas arrestimit në Rimini të Italisë, policia konfirmon se “Elmidin Dyli do të ekstradohet në Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë”.


I riu u arrestua gjatë operacionit të koduar “Rimini”, pas bashkëpunimit mes policisë italiane dhe policisë së shtetit për vënin e tij në pranga.

“Pas verifikimeve të thelluara të kryera ndërmjet Policisë shqiptare dhe asaj italiane, mëngjesin e sotëm është bërë identifikimi i shtetasit të shoqëruar E. D., i cili u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë”, njofton policia.

Elmidin Dyli akuzohet për veprat penale “Vrasja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në vitin 2021, në Velipojë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 4 persona.

Sipas mediave italiane, arrestimi i tij ndodhi mëngjesin e 9 qershorit. I riu, i cili banonte edhe me anëtarë të tjerë të familjes në provincën e Riminit, u arrestua nga një skuadër e policisë italiane në një hotel në komunën e Misano Adriatico.

Ngjarja

Bazuar në dosjen dhe njoftimin e policisë, ngjarja e rëndë në Velipojë ndodhi pas një sherri për shfrytëzimin e një pjesë rëre në plazh, ku mbetën të vrarë 4 persona. Nga përplasja me armë mbetën të vrarë Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç, që kishin hotelin “Gocaj”, si dhe jetimi Musaen Zeneli 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend.

Po ashtu u plagosën edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u vra, si dhe nipi i tij Elmidin Dyli. Sipas dosjes fillimisht Hasan Ferracaku mbrëmjen ka shkuar tek lokali Gocajve dhe është ulur në një tavolinë me njërin prej vëllezërve Gocaj për tu sqaruar për pjesën e rërës ku ishin vendosur shezlongët.

Biseda ka agravuar dhe, sipas dëshmisë së Hasan Ferracakut, është shfaqur vëllai tjetër i Gocajve i cili ka hapur zjarr ndaj vëllait të Hasan Ferracakut, Kujtimit, i cili ishte aty pranë. Sipas Hasan Ferracakut, vëllai i tij i është kundërpërgjigjur me pistoletë, madje ka shkuar dhe i ka kapur kallashin.

Plumbat kanë kapur pothuajse të gjithë të pranishmit në këtë sherr, madje edhe të pafajshmin, Musaen Zeneli, i cili e kishte ditën e parë të punës tek hoteli i vëllezërve Gocaj. Sipas policisë, viktimat janë gjetur të gjithë pranë njëri tjetrit./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori