Prej disa ditësh stadiumi Elbasan Arena ka bërë ndarjet e vendkalimeve të stafeve dhe skuadrave për ditën e premte kur do të zhvillohet ndeshja e Ligës së Kombeve mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Agjentët e sigurisë të Izraelit kanë mbi një javë që vizitojnë stadiumin dhe kontrollojnë çdo hyrje dhe dalje të tij për të marrë masat e tyre, ndërkohë që mbledhjet me subjekt kryesor sigurinë janë të përditshme, me agjent të sigurisë, agjent sekret, përfaqësues të policisë së shtetit dhe të policisë private.
Kjo do të jetë ndeshja e parë ndërkombëtare që do të luhet edhe pa policinë e shtetit në brendinë e stadiumit. Rreth 1500 forca policie gjithsesi do të jenë në gatishmëri dhe do të kryejnë rrethimet e sigurisë jashtë tij nga ku do të bëhen edhe kontrollet fizike, ndërkohë që mes tyre janë edhe forcat speciale apo agjencitë e ndryshme të inteligjencës të cilat prej gati 2 muajsh qëndrojnë në Elbasan.
Rreth 300 forca të policisë private, apo stjuard siç njihen ndryshe do të jenë në ndeshje, gjithçka në varësi të biletave të shitura, që deri në këto momente janë rreth 2000 të tilla të shitura, por që numri dhe interesi si gjithmonë rritet sa më shumë afrohet dita dhe ora e ndeshjes. Gjithçka sa i përket biletave do të jetë e identifikuar pasi ato shiten me kartë identifikimi, një kërkesë e rreptë këtë herë pasi kërkohen të identifikohen të gjithë personat që do të jenë në stadium atë ndeshjes, sidomos pjesa e tribunës pas bankës së skuadrës mike.
Zona rreth stadiumit do të bllokohet 24 orë përpara dhe do të mbahet në atë gjendje deri në përfundimin e ndeshjes, ndërkohë që askush nuk do të ketë mundësi të afrohet te stadiumi pa qenë i pajisur me biletë, ajo do të kontrollohet nga kordonët e policisë që do te vendosen larg stadiumit.
Ndeshja Shqipëri-Izrael e vitit 2016 pati dyshime të mëdha për planifikimin e një sulmi terrorist, për të cilin u arrestuan katër persona në Shkodër. Ishin këto informacione që ndryshuan edhe itinerarin e ndeshjes. Nga “Loro Boriçi” u vendos të luhet në Elbasan Arena për këto arsye sigurie dhe ishin pikërisht këto masa që sollën një kaos, nga tifozeria që u largua pas mënyrës së sjelljes së policisë në atë ndeshje dhe deri tek skuadra që e çorientuar humbu me shifrat 3-0.
Megjithatë edhe e premtja e kësaj jave do të jetë disi e nxehtë sa i përket sigurisë, masat që po merren janë të niveleve më të larta, sepse jo gjithçka mbetet vetëm në kuadrin e një ndeshjeje futbolli. Këtë gjë e përforcon edhe paralajmërimi i Departamentit të Shtetit Amerikan i cili paralajmëron qytetarët amerikan që ndodhen në Shqipëri të bëjnë kujdes në qëndrimet e tyre pranë stadiumit në Elbasan para gjatë edhe pas ndeshjes.
Gjithsesi në këtë njoftim thuhet se nuk ka ndonjë rrezik specifik apo kërcënim, por thjesht masa sigurie për t’u pasur parasysh. /TopChannel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
“Do të jem tifozi më i madh i Tottenhamit ndonjëherë” – Kai Havertz me deklaratë sensacionale pas fitores së Arsenalit ndaj Man united
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur
Derisa disa e vërshëllyen, një pjesë tjetër e tifozëve të PSG-së shfaqën befasinë për Mbappen
Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse
Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron