Martohet Jennifer Aniston


Aktorja Jennifer Aniston i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me Justin Theroux, raporton revista amerikane “Us Weekly”.
Çifti është martuar në një ceremoni sekrete të mbajtur më 5 gusht në shtëpinë e tyre në Los Angeles.
Të ftuar në ceremoninë e martesës ishin yjet si Lisa Kudrow, Howard Krasinski, Ellen DeGeneres, Lake Bell, Emily Blunt, Scott Campbell e Terry Richardson.
Aniston, 46-vjeçare, dhe Theroux, i cili sivjet mbush 44 vjet, u takuan vjet më parë ndërsa lidhjen e tyre e konfirmuan në vitin 2012 kur edhe u fejuan. /koha.net/
Nga
Telegrafi
06/08/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate













































